Ja testi për mësuesit e fillores

    2649

    IZHA/Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të ciklit fillor

    Programi i zhvillimit profesional për efekt marrjen e shkallëve të kualifikimit të mësuesve të ciklit fillor është hartuar nga grupi i punës, i ngritur nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit-IZHA. Ai u vjen në ndihmë të gjitha Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave të Arsimit të rretheve si dhe të gjithë mësuesve të ciklit fillor për t’u përgatitur për testimin kombëtar për marrjen e shkallëve të kualifikimit. Programi është hartuar duke mbajtur parasysh fushat kryesore në të cilat testohen njohuritë dhe aftësitë e mësuesve: dokumentet zyrtare, të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë mësimore – edukative të mësuesve; programet përkatëse lëndore; aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë në mësimdhënie-nxënien e ciklit fillor; aspekte të etikës dhe komunikimit; aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe; përmbajtjen shkencore të lëndëve të ciklit fillor, nga klasa 1-5. Gazeta “Telegraf” zbardh më poshtë një model testi për mësuesit e ciklit fillor

     

    Model testi për arsimin 9-vjeçar, cikli fillor

     PËR DOKUMENTACIONIN

    1. Qarko përgjigjen e saktë.

    Cili vendos se për çfarë do të përdoren paratë që u kërkohen prindërve?

    A) Bordi i shkollës.

    B) Drejtori i shkollës.

    C) Këshilli pedagogjik.

    D) Mësuesi kujdestar.

    2. Qarko përgjigjen e saktë.

    Orët e lira NUK mund të përdoren:

    A) për përforcimin e lëndës.

    B) për projekte kurrikulare.

    C) për të plotësuar orët e pazhvilluara nga mësuesi për arsye shëndetësore.

    D) për vlerësime të nxënësve në nivel shkolle.

    3. Qarko përgjigjen e saktë.

    Udhëzimi “Për hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve” u kërkon mësuesve:

    A) të shkruajnë objektivat e kapitullit në tre nivele.

    B) të shkruajnë objektivat e orës mësimore në tre nivele.

    C) të përqendrohen, në radhë të parë, te niveli minimal i kapitullit.

    D) të përqendrohen, në radhë të parë, te niveli minimal i orës mësimore.

    4. Qarko përgjigjen e saktë.

    Mësuesi, që është anëtar i bordit të shkollës:

    A) caktohet nga drejtori i shkollës.

    B) zgjidhet me votim nga personeli i shkollës.

    C) zgjidhet me votim nga bordi i shkollës.

    D) caktohet nga kryetari i bordit të shkollës.

    PËR PROGRAMIN

    5. Plotëso

    Parimet për mësimin e lëndës së gjuhës shqipe janë:

    • Parimet e përgjithshme që nënkuptojnë
    • Parimet shkencore që nënkuptojnë
    • Parimet didaktike që nënkuptojnë

    6. Përcakto se cilës nënlinjë të linjës “Gjeometria” i përkasin këto objektiva:

    Në fund të klasës së katërt, nxënësit të jenë në gjendje:

    • • Të dallojnë dhe të emërtojnë figura gjeometrike (katror, drejtëkëndësh, trekëndësh, trapez, paralelogram, rreth) dhe elementet e tyre.
    • • Të përshkruajnë (duke i parë) vetitë e figurave të thjeshta gjeometrike (katror, drejtkëndësh, trekëndësh, rreth, trapez, paralelogram).
    • • Të dallojnë dhe të vizatojnë këndin e drejtë, të ngushtë, të gjerë dhe të

    shtrirë.

    • • Të dallojnë, të emërtojnë dhe të vizatojnë drejtëza paralele, drejtëza që

    priten, drejtëza pingule.

    Nënlinja _____________________________________________

    7. Cilës linje të programit të edukimit muzikor i përkasin këto objektiva?

    • • Të krijojë ritme të thjeshta nëpërmjet instrumenteve me goditje.
    • • Të shoqërojë këngët ose meloditë e ndryshme me instrumente ORF.

    Linja _________________________________________

    8. Plotëso.

    Synimi i programit të diturisë së natyrës është sigurimi i arsimimit fillestar në _______________________ dhe aftësimi i fëmijëve në procesin e fitimit

    dhe të zhvillimit të koncepteve elementare shkencore.

    9. Në lëndën e aftësimit teknologjik, konceptet si: makineri, materiale, mekanizëm, forcë, pajisje, skicë, trajtohen në linjën

    Linja _________________________________________

    10. Qarko përgjigjen e saktë.

    Konceptet për simbolet kombëtare dhe origjinën e tyre, trajtohen në tematikën:

    A) Hyrje në lëndën e historisë.

    B) Fillimet e jetës njerëzore.

    C) Fillimet e jetës njerëzore në vendin tonë. Ndryshimi dhe vazhdimësia.

    D) Shqipëria atdheu ynë.

    PËR METODIKËN

    11. Qarko përgjigjen e saktë.

    Objektivi minimal duhet të arrihet nga:

    A) 25% e nxënësve të klasës.

    B) 50% e nxënësve të klasës.

    C) 75% e nxënësve të klasës.

    D) 100% e nxënësve të klasës.

    12. Një mësues duket se zbaton mësimdhënien me nxënësin në qendër kur:

    13. Qarko përgjigjen e saktë.

    Pyetjet vlerësuese u kërkojnë nxënësve:

    a) të bëjnë analizën e problemeve.

    b) të bëjnë gjykime rreth temës që diskutohet.

    c) të zbulojnë lidhjet mes ideve, fakteve etj.

    d) të riprodhojnë përmendsh informacionin faktik.

    14. Lidh foljet me objektivat përkatëse.

    15. Nisur nga përvoja juaj, trego se në cilat raste nxënësit i mësojnë më mirë kuptimet e fjalëve të reja.

    16. Shkruaj 1 prej shkaqeve të zakonshme kur një nxënës shfaq sjellje të padëshirueshme në klasë dhe 2 strategji që mund të përdoren për qetësimin e situatës.

    Sjellja e padëshiruar

    Shkaku

    Strategjitë e zgjidhjes

    PËR PËRGATITJEN SHKENCORE

    17. Përdor në fjali fjalën drejt si:

    Ndajfolje ___________________ Parafjalë ___________________

    18. Qarko përgjigjen e saktë.

    Te cila prej fjalive të mëposhtme fjala ditë përdoret si kryefjalë?

    A) Sot është një ditë e bukur.

    B) Dita e sotme kaloi shumë bukur në shkollë.

    C) Ditën e sotme s’kam për ta harruar kurrë.

    D) Nga dita e sotme mësova shumë.

    19. Qarko përgjigjen e saktë.

    Në cilën prej shprehjeve të mëposhtme fjala vesh është përdorur në kuptimin

    e parë?

    A) iu skuqën veshët

    B) veshi i rrushit

    C) ngriti veshët

    D) nuk çalon gomari nga veshët

    20. Qarko përgjigjen e saktë. Në cilën prej alternativave të mëposhtme përdorimi i apostrofit NUK është i saktë?

    A) S’i fola.

    B) M’u sos durimi.

    C) T’i mos fol.

    D) Ç’do këtu?

    21. Formo dy mbiemra të prejardhur nga temat:

    a) vendim ______________ b) shkolla ______________

    22. Ligjëratën e zhdrejtë ktheje në ligjëratë të drejtë.

    Mësuesi thoshte gjithmonë se Adela kishte talent të veçantë në pikturë.

    23. Në fjalinë “Artani luan në lulishte.”, zgjero grupin emëror me një mbiemër dhe grupin foljor me një rrethanor kohe.

    24. Në fjalinë “Një copë herë, ai qeshi ngadalë dhe më përkëdheli flokët e shpupurisur.” gjej trajtën e shkurtër. Përcakto numrin dhe rasën e saj.

    • • trajta e shkurtër _______ • rasa ___________ • numri _________

    25. Plotëso. Përcaktori mund të jetë (të shprehet):

    26. a) Shpjego kuptimin e fjalës “ kundroj”.

    b) Gjej një fjalë të re që ka të njëjtin kuptim me të.

    27. Trego mënyrën e ndërtimit të fjalive të mëposhtme.

    a) Jori merr rregullisht libra në biblotekë.

    b) Deti ishte i qetë.

    c) Lexoj rrjedhshëm.

    28. Nëse 60% e një numri është 78, cili është ky numër?

    A) 120

    B) 130

    C) 140

    D) 150

    29. Igli udhëton 42.84 km me makinë dhe 1350 m në këmbë në ditë.

    Sa kilometra bën ai gjithsej në ditë ? ___________

    Sa metra bën ai gjithsej në ditë? __________

    30. Qarko përgjigjen e saktë.

    Rrumbullakimi i numrit 3748 me afërsi deri në qindëshe është:

    A) 3700

    B) 3750

    C) 3800

    D) 4000

    31. Është dhënë thyesa . Shkruaj 2 thyesa të barabarta me thyesën e dhënë.

    32. e x = y. Gjej vlerën e x, në qoftë se y { 21, 24, 42, 75 }

    33. Shuma e dy numrave është 70. Njëri numër është e numrit tjetër.

    Gjej të dy numrat. Numrat janë _________ dhe ______________.

    34. Gjej vlerën e shprehjes 46, 7 – ( b – 0,8 ) + 2,7 për b = 1,2

    35. Qarko përgjigjen e saktë. Mbreti i parë ilir ishte:

    A) Bardhyli

    B) Genti

    C) Batoja

    D) Agroni

    36. Qarko alternativën që NUK është e saktë.

    A) Parahistoria është historia e njerëzimit pas shpikjes së shkrimit.

    B) Në periudhën e parahistorisë njeriu mësoi të bëjë vegla pune.

    C) Në periudhën e parahistorisë njeriu u ngrit më këmbë.

    D) Në parahistori njerëzit filluan të komunikojnë me njëri-tjetrin me anën e

    gjuhës.

    37. Plotëso fjalinë.

    Megjithë ndikimet nga popujt e tjerë, ilirët ruajtën _____, ____, ____ e tyre.

    38. Qarko përgjigjen e saktë.

    Nëse shohim myshk në pyll do të thotë se jemi drejtuar nga:

    A) jugu.

    B) lindja.

    C) veriu.

    D) perëndimi.

    39. Qarko përgjigjen e saktë.

    NUK është pikë orientuese për të gjithë banorët e Tiranës:

    A) sheshi “Skënderbej„.

    B) Qendra kulturore e fëmijëve “Pjetër Arbnori„.

    C) Universiteti i Tiranës.

    D) sheshi para pallatit tim.

    40. Qarko përgjigjen e saktë. Shtypja atmosferike është:

    A) gjatësia e ajrit.

    B) pesha e masës së ajrit.

    C) temperatura e masës së ajrit.

    D) të gjitha të mësipërmet.

    41. Plotëso.

    Pentagrami është bashkësia e _______________________________.

    42. Shëno me (