Ja si të jetoni një jetë të lumtur, duke filluar që tani

577
Nuk ka rëndësi mosha juaj, sa para keni në llogarinë bankare, statusin tuaj martesor apo ajo çfarë bëni për të jetuar, të gjithë ne dëshirojmë të jemi më të suksesshëm në jetën tonë.
Sigurisht, përcaktimi i suksesit është i ndryshëm për secilin, por këtu më poshtë do t’i gjeni disa mënyra të dëshmuara se si të jeni më produktiv, më i lumtur dhe më i suksesshëm në jetë.
1. Bëhuni të përkushtuar
Pa marrë parasysh se cilat janë qëllimet tuaja në jetë, ju duhet të jeni gjithmonë të përkushtuar. Përmes përkushtimit ju do të jeni në gjendje që të vazhdoni të bëni përmirësimet e nevojshme për të mirën e vetës tuaj. Qoftë nëse duke filluar prej fillimit, duke u anëtarësuar në një palestër për të përmirësuar shëndetin fizik apo duke shkuar në kurse gatimi për shkak që dëshironi të jeni kuzhinier, përkushtimi është ajo që na drejton drejt suksesit të gjithëve.
2. Njerëzit brengosen për ju, jo suksesi juaj.
Të jemi të sinqertë. Njerëzit nuk brengosen fare për rrobat e shtrenjta që ju vishni, sa të madhe e keni shtëpinë apo çfarë veture keni. Kjo nuk do të thotë se ata nuk i respektojnë arritjet tuaja apo pasurinë, por, ata brengosen për ju si një individ dhe ata do të ju mbështesin juve pa marrë parasysh çfarë – për shkak që ju duan. Besoni!
3. Bëhuni mirënjohës çdo ditë
Sipas një hulumtimi të Martin Seligman, Robert Emmons dhe Michael McCullough, duke qenë mirënjohës mund të rezultojë në një ndjenjë më të mirë për jetën tuaj, me më shumë entuziazëm dhe me më shumë gatishmëri për të ndihmuar të tjerët. Duke qenë mirënjohës ju madje reduktoni rrezikun nga sëmundjet koronare të arterieve. Bëhuni mirënjohës çdo ditë!
4. Veproni
Në një artikull të postuar në The Atlantic, autorët Katty Kay dhe Claire Shipman studiuan hendekun e vetëbesimit në mes të grave dhe burrave. Hulumtimi i tyre zbuloi se vetëbesimi është aq i rëndësishëm sa edhe kompetenca. Është konstatuar në artikull se, “të veprosh pa u frikësuar, ju do të rrisni aftësinë për të pasur sukses në jetë”.
5. Paraja nuk mund ta blejë lumturinë
Siç edhe e kishin thënë “The Beatles” në këngën e tyre të famshme: “Paraja nuk mund të ma blejë dashurinë”. E dini se çfarë nuk mund të blejë paraja tjetër? Lumturinë. Vetëm për shkak që ju jeni duke fituar shumë para nuk do të thotë se ju jeni domosdoshmërish të lumtur. Sigurisht, paraja është e nevojshme dhe i bën gjërat më të lehta në disa raste, por ju duhet të fokusoheni në pasionin tuaj, dhe jo në atë se sa para keni.
6. Mos i merrni refuzimet personalisht
Në njëfarë mënyre të gjithë përballemi ndonjëherë me refuzimin. Në vend që ta merrni atë personalisht, përdoreni si një eksperiencë në jetë. Të mësohesh ta pranosh lehtë refuzimin është një mënyrë që ju udhëheq drejt suksesit.
7. Mbani një plan rezervë
Gjërat e papritura ndodhin, dhe ju kurrë nuk mund ta dini se kur ndodhin ato. Por ku ndodhin, ju viheni në një kaos jetësor. Duke qenë të përgatitur për këtë kaos, ju mund t’i bëni gjërat më të lehta për veten. Mund të ndodhë që biznesi juaj të falimentojë dhe të mos keni asnjë para rezervë. Qëndroni gjithmonë të përgatitur me një plan rezervë!
8. Përmirësoni aftësitë sociale
Pasi analizuan disa të dhëna të viteve 1972 dhe 1992, ekonomistë në Universitetin e Kalifornisë gjetën se “njerëzit të cilët janë të mençur dhe me aftësi të larta sociale fitojnë më shumë në fuqinë e sotme punëtore se sa që fitonin punëtorët e ngjashëm më 1980″.
9.Udhëtoni
Siç edhe thotë Yii-Huei Phang në The Huffington Post, udhëtimi është një mënyrë e mirë për të “zhvilluar karakterin e një personi” dhe për t’u bërë më mendje hapur. Përveç kësaj, përderisa udhëtimi është një mënyrë e mirë për të qëndruar larg përditshmërive, ai gjithashtu ju ndihmon që të vlerësoni më shumë atë që keni kur të ktheheni në shtëpi.
10. Mos bëni punë të shumta
Nëse po ndjeheni vazhdimisht të lodhur ndoshta kjo është për shkak që jeni duke bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Një hulumtim ka gjetur se “kur kaloni nga një punë në një tjetër pa e përfunduar të parën, ju rrisni për 25% kohën që ju duhet për ta përfunduar atë punë”. Ju gjithashtu duke bërë kështu djegni edhe energjinë rezervë që keni. Të dyja këto çështje ulin produktivitetin tuaj dhe ju ndalojnë që të përfundoni detyrat dhe qëllimet.
11. Balanconi jetën dhe punën
Kur puna ndërhyn në jetë, mund të bëjë që morali juaj në zyrë të ulet. Përderisa kjo nuk mund të jetë një alternativë e mirë për një punëtor, kjo dëshmon se jeta duhet të qëndrojë larg punës dhe kolegëve të punës. Nëse jeni në gjendje që të shpenzoni më pak kohë në zyrë apo nëse keni një orar fleksibil, atëherë ju do të jeni në gjendje që të jeni produktiv edhe në jetën personale edhe në atë profesionale.
12. Mos mbani mëri
Nuk ka nevojë që të mbani mëri. Kjo mund të ju bëjë me të vërtetë të ndjeheni të mjerë, në disa raste. Dhe, jeta nuk ka për të shkuar mirë nëse vazhdoni të qëndroni të zemëruar.
13. Jetoni të tashmen
Nuk mund të ndryshoni të kaluarën dhe nuk keni kontroll mbi të ardhmen. Jetoni të tashmen dhe kënaquni me atë që keni para jush, që tani. Kur bëni shumë plane, ju vetëm se i shkaktoni vetës stres – i cili ju parandalon që të kënaqeni me të tashmen.
14. Kujdesuni për vetën, më pas ndihmoni të tjerët.
Sipas Mark Snyder, një psikolog në Universitetin Minnesota, “Njerëzit të cilët bëhen vullnetarë për të ndihmuar të tjerët, kanë tendencë të kenë një vetëbesim më të lartë, mirëqenie më të mirë psikologjike dhe të jenë më të lumtur.”
Përveç kësaj, duke ndihmuar të tjerët ju do të përfitoni edhe dobi shëndetësore. Por, nëse nuk e ndihmoni vetën, si mund t’i ndihmoni të tjerët? Kujdesuni për vetën së pari dhe nevojat tuaja, dhe më pas filloni t’i ndihmoni të tjerët.
Sigal