Ja si ta parandaloni depresionin dimëror!

580
Sigal

Depresioni dhe melankolia
janë të shpeshta gjatë stinës së dimrit. Nëse vëreni se jeni të lodhur dhe nën
depresion, më shumë sesa gjatë verës, ekziston mundësia që të vuani prej
çrregullimit afektiv sezonal.

 

Rreth 10-20% e
popullatës botërore vuajnë nga ky çrregullim, ndërsa që shumica ndjejnë mungesë
energjie dhe vullnet për punë. Shkaktari është mungesa e dritës dhe rrezeve të
diellit, që shkakton në ndryshime hormonale.

 

Ekzistojnë
shumë shenja të çrregullimit afektiv sezonal: ndryshimet në oreks, dëshira për
ëmbëlsira, shtimi në peshë, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangja e
situatave shoqërore, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit
të energjisë.

 

Këshilla për disponim të
mirë gjatë ditëve të dimrit

 

Dilni përjashta! 


Provoni që sa më
shumë kohë të kaloni jashtë – ajri i freskët dhe pak dritë aty kah mesi i
ditës, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.

 

Sa më shumë dritë në
shtëpinë tuaj. 
Përdorini llambat, në mënyrë që drita të
jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aroma
agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin
disponimin.

 

Mos mbani syze dielli! Mbajtja
e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekreti min e hormoneve të
stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por
rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.

 

Ndryshojeni mënyrën e të
ushqyerit! 
Rreziku nga çrregullimi afektiv shtohet nëse ju
mungon ndonjë substancë e rëndësishme në organizëm. Me rëndësi është që ushqimi
të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni trupit
të mbrohet nga ftohjet dhe gripi, e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të
preken i nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur
me shumë pemë dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të
freskëta. /Gazeta Telegraf/