Ja si e kam njohur Kadarenë dhe Agollin

    373
    Sigal

    INTERVISTA/ Flet Dr. Adem Harxhi: Ismail Kadareja është produkt i punës së tij, Dritëroi produkt i popullit

    Ai ruan kujtimet më të bukura për dy figurat më të shquara të letërsinë shqipe Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Dhe pse jeta i ka ndarë në profesione të ndryshme, Doktori ka qenë dhe mbetet një njeri i dashuruar me letërsinë dhe me librin. Me dy ikonat e letërsisë shqipe ai është njohur në vitet e vegjëlisë, por në bisedë këto kujtime i vijnë të freskëta sikur të kenë ndodhur sot.

    – Ku jeni njohur me Ditëroi Agollin?

    – Në Gjirokastër. Dritëroi ka kryer gjimnazin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës. Ai ka qenë dy vjet më i madh se unë. Dritëroi, Gaqo Veshi, Agim Shehu, Bekim Harxhi, Ismaili kemi qenë në një rreth letrar, ku kryetar të këtij rrjeti kemi pasur Dritëroin, jo vetëm si më të madh, por në atë kohë ai ishte më i miri si letrar.

    – Çfarë kujtimi të veçantë keni me Dritëro Agollin?

    – Në periudhën e shkollës nuk kam pasur ndonjë episod të veçantë, por kam pas më vonë. Ishte një festival ose siç quhej Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës. Unë atëherë isha Drejtor i spitalit të Gjirokastrës. Në këtë Festival kishte ardhur dhe Dritëro Agolli. Sekretar i Parë në Gjirokastër ishte Rrapo Dervishi, ndërsa Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Nedin Hoxha. Isha në gjumë, kur më bie zilja e telefonit në shtëpi. Ishte mesi i natës. Mendja më shkoi për keq. Në telefon ishte Rrapo Dervishi. Pa më pyetur për asgjë më thotë: “Doktor, na dërgo një mjek këtu se po na vdes Dritëroi”. Pse çfarë ka, e pyes. Mor po ka pirë shumë dhe po ha qelqet. Nxito mos e merr me shaka.Pobën shaka i them Jo, or jo por pa ha gotën e ujit. Nisa një mjek me urgjencë.  Ndërsa njëherë në një gëzim feste e kam parë që i vuri flakën gotës së rakisë dhe filloi ta pinte. Këto dy momente i them sepse Dritëroi e do rakinë dhe rakia është pije tipike shqiptare. Rakia është pije popullore dhe Dritëroi s’e ngatërron me pijet e tjera. Ai e thotë vetë “e dua atë të uruar”. Sepse është i tillë, popullor, ndaj dhe e do populli, ndaj dhe i thonë poet popullor. Kam respektin më të veçantë për të.  I uroj me gjithë zemër jetë të gjatë dhe të rrojë sa të dojë për të mirën e letërsisë shqipe.

    – E veçanta e Dritëroit, sipas mendimit tuaj?

    – Dritëroi është poet dhe shkrimtar popullor, babaxhan. Ai është produkt i filozofisë popullore. I mendimit popullor. Fjala e tij është fjala e popullit e ngritur në art. Me Ismail Kadarenë kam qenë në shkollë 7-vjeçare në një klasë. Me Kadarenë kemi lindur dhe në një muaj, në janar.

    – Çfarë do të thuash për Kadarenë?

    – Kadareja është produkt i punës së tij. Kjo në kuptimin se ne të gjithë luanim futboll të gjithë në fushë të sportit. Ismaili shkonte në bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës dhe lexonte dhe vetëm lexonte. Ai lexonte dhe romane të ndaluara për kohën që i rrëmonte rrëzave të bibliotekës dhe të nesërmen na i tregonte të gjitha sikur të kishte shirit magnetofoni. Lexonte sikur i hante librat ndërsa ne na i tregonte si përralla. Këtë dua të them se ai është produkt i punës.

    – Si e kujton  Ismailin si krijues?

    – Si e kujtoj? E kujtoj si Kadare, si Ismail, të padiskutueshëm në letërsi. Hartimet e tij mësuesi i varte në gazetën e murit të shkollës. Hartimet e tij lexoheshin me shumë ëndje. Për letërsinë ai ishte i prerë dhe i prerë. Kishte natyrë pak të mbyllur, askujt nuk i binte në qafë dhe i shmangej sherrit, ndërsa ne zhgryheshim kudo, loznim edhe ziheshim, ai ishte botë me vete. Nuk ishte aktiv në lojëra, por shumë aktiv në lexime. Vinte i ndrojtur, por i sigurt. Pra, kur ne loznim, ai lexonte.

    – A ka bërë ndonjë çapkënllëk për kohën?

    – (Qesh).Poka bërë dhe këto çapkënllëqe i ka shkruar edhe në librat e tij si tregime. Njëherë për shembull,fabrikoi apo falsifikoi një monedhë. Dhe pati pasoja.

    – Në ç’kuptim?

    – E thashë që ishte shumë i zgjuar. Ne atëherë gjenim nëpër rrugë bateri të makinave të hedhura nëpër rrugë. Të vjetra dhe të papërdorshme, ato i gjenim nëpër sheshe apo buzë rrugës. Ato kanë plumb. Ne i merrnim plumbat e baterive dhe i shkrinim. Ç’bëri Ismaili? Mori nga ato kaçolet ose tapat metalike të birrave, vendoste poshtë një monedhë hekuri dhe mbi të derdhte plumbin. Plumbi merrte formën e lekëve metalike të asaj kohe. Kjo aventurë u përhap në gjithë shkollën dhe vajti deri në veshin e Degës së Brendshme. Askush se merrte me mend se ç’gabim bëhej. Thjesht ishte një lojë. Ismailit i tërhoqën vëmendjen për këtë lojë dhe ne të gjithë hoqëm dorë. Sepse kjo u quajt falsifikim. Atëherë ishim 13 vjeç…

     

    Prirja e dy të rinjve ndaj seksit: Jam i prirur që seksin ta trajtoj si marrëdhënie midis dy të rinjve dhe jo si një proces biologjik.

    “Seksi është gëzim” nga Dr. ADEM  HARXHI 

      PARATHENIE

    Libri është shkruar për adoleshentët dhe të rinjtë, por ai do t’u vlejë, gjithashtu, prindërve dhe mësuesve, që merren me edukimin seksual të fëmijëve në shtëpi dhe në shkollë. Ky libër synon të plotësojë një kërkesë të kohës.  Libri nuk është shkruar si libër shkollor, por mund të shërbejë si material plotësues për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Libri këshillohet për adoleshentët e rritur dhe të rinjtë. I shkruar me një prozë të thjeshtë, libri mund të kuptohet nga dhjetë vjeçarët dhe ka informacion të mjaftueshëm edhe për universitarët.  Si libër për edukimin e rinisë shkollore, në hartimin e tij janë mbajtur parasysh disa objektiva dhe synime. Lidhur me edukimin seksual, sot, kudo në botë, ekzistojnë këto dy pikëpamje: 1-Disa autorë janë kundër edukimit seksual në shkollë. Ata mendojnë, se kjo është punë vetëm e familjes. Sipas tyre, sa më shumë të dinë fëmijët për seksin, aq më shumë do të përfshihen në marrëdhëniet seksuale. 2- Autorë të tjerë insistojnë ta bindin opinionin se edukimi seksual është i domosdoshëm. Ata mendojnë se, sa më shumë të dinë fëmijët për të mirat dhe pasojat negative të seksit të pambrojtur, aq më të përgatitur do të jenë kur t’i fillojnë këto marrëdhënie.  “Dijet, në çdo fushë të jetës, janë forcë, ndërsa, në fushën e seksit ato janë superforcë”. Kjo është edhe deviza e këtij libri.