Ja si do të ndryshojnë pensionet nga 1 janari 2016

    384
    Në vitin 2016 do të kemi ndryshime për kushtet e pensioneve si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Këto ndryshime do të specifikohen në bazë të punës së kryer, vështirësive të saj, por edhe të vjetërsisë në punë. Femrat, të cilat kanë punuar në punë të kategorisë së dytë dhe të tretë: në administratën shtetërore, sektorët e arsimit, shëndetësisë, tregtisë, bujqësisë, transportit, shërbimeve etj. mbështetur në nenin 43 të ligjit Nr.104/2014, datë 31 korrik të vitit të kaluar nga data 1 janar deri 31 dhjetor 2016, do të dalin në pension pleqërie në moshën 60 vjeçe e 4 muaj, kur kanë punuar në vendin tonë të siguruara 15 deri 35 vjet e 8 muaj; nga 60 vjeçe e 2 muaj që kanë dalë në pension gjatë vitit 2015 dhe kishin 15 deri 35 vjet e 4 muaj punë të siguruara. Rritja e moshës së pensionit për femrat do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme me 2 muaj në vit deri më 31 dhjetor 2055. 
    Fadil Kepi


    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal