Sigal

10-ditëshi i dytë i shtatorit mbetet kryesisht i kthjellët me vranësira të përkohshme gjatë pasditeve, ndërsa shirat priten gjatë periudhës 15 – 20 shtator, kryesisht në ekstremet Veri – Juglindje dhe më pak të rrezikuara paraqiten zonat Lindore dhe Qendrore.

Sipas Meteoalb: Temperaturat mbeten të larta, mesatarisht 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës, më e ndjeshme kjo anomali gjatë orëve të mesditës duke bërë që periudha 10 – 15 shtator të mbetet e favorshme për pushuesit (përjashtuar erën e cila shpeshherë bëhet problematike në bregdet).

Sipas zonave, temperaturat ekstremale gjatë këtij 10-ditëshi pritet të variojnë nga 10 – 11°C minimalet në zonat malore deri 26 – 29°C maksimumi gjatë mesditës; nga 18 – 21°C vlerat e mëngjeseve deri në 29 – 33°C maksimumi në Ultësirën Perëndimore.