Ja sa kohë zgjat procedura e Bashkimit Familjar

14014
Sigal

Ambasada Amerikane jep sqarime për kategoritë e vizave emigruese të vlefshme për bashkimin familjar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë sqaron qytetarët shqiptarë rreth procedurës së bashkimit familjar, duke shpjeguar kohëzgjatjen e procesit të marrjes së vizës emigruese dhe kategoritë e ndryshme të këtyre vizave.

 

Pyetje: Përshëndetje! Unë jam në proces për vizë emigrimi (bashkim familjar), sa vite zgjat kjo procedurë në përgjithësi?

Përgjigje: Përshëndetje! Peticionet nё pritje, veçanërisht kategoritë numerikisht tё kufizuara, mund tё qёndrojnё nё Qendrёn Kombёtare tё Vizave (NVC) pёr shumë vite. Kategoria F4 pёr shembull, ёshtё njё nga kategoritё e preferencёs bazuar nё familje. Ekzistojnё kufizime ligjore pёr numrin e vizave tё kategorive me preferencё bazuar nё familje qё mund tё lёshohen çdo vit. Nё kёto kategori, listat e pritjes pёrcaktohen duke u bazuar nё datёn prioritare, e cila është data kur ёshtё dorёzuar peticioni juaj. Kurse datat Cutoff, tё vendosuara nga Zyra e Vizave, pёrcaktojnё se kur peticionit tuaj i vjen radha e shqyrtimit pёr vizё. Peticioni juaj mund tё bёhet aktual, pra gati pёr procesim tё mёtejshёm, vetёm kur data Cutoff nё kategorinё e vizёs suaj tё ketё pёrparuar nё datёn tuaj prioritare. As Ambasada, as Qendra Kombёtare e Vizave nuk mund tё parashikojnё se kur do tё mund tё bёhet aktuaj rasti juaj. Ju duhet tё monitoroni lёvizjen e datёs Cutoff nё publikimet e Zyrёs sё Vizave pёr tё mёsuar se kur rasti juaj do tё jetё aktual. Pёr informacion rreth datёs Cutoff, lutemi tё kontaktoni me Zyrёn e Informacionit pёr Vizat tё Departamentit tё Shtetit tё SHBA-sё nё numrin e telefonit 202-663-1541, ose tё vizitoni Buletinin e Vizave (nё Anglisht), i publikuar nga Byroja e Çёshtjeve Konsullore.
Kategoria juaj është F4, dhe për muajin shtator 2018 janë aktuale çështjet/peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 8 Janar 2005. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/laë-and-policy/bulletin.html. Tek tabela A. Final Action Dates for Family-sponsored Preference Cases shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” sipas kategorisë së vizës suaj për të mësuar se kur çështja juaj është gati për intervistë. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Tabela e dytë B. Dates for Filing Family-Sponsored Visa Applications tregon se kur NVC ju kontakton që të filloni përgatitjen e dokumentacionit.
Aktuale për shqyrtim për vizë janë ato peticione me datë prioritare përpara datave tek tabela e parë: A. FINAL ACTION DATES FOR FAMILY-SPONSORED PREFERENCE CASES, ndërsa tabela e dytë B. DATES FOR FILING FAMILY-SPONSORED VISA APPLICATIONS janë datat se kur NVC u dërgon njoftimin për fillimin e përgatitjes së dokumentacionit në mënyrë që kur ato të jenë gati për një vizë, ato ta kenë dosjen të plotë nga ana dokumentare – pra të mos humbin kohë. Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm disa muaj përpara se çështja juaj të jetë aktuale, në mënyrë që ju të mos humbisni kohë me këtë procedurë dhe çështja juaj të jetë gati sapo ajo të jetë aktuale. Mbi përgatitjen për intervistë: https://al.usembassy.gov/…/sites/140/instr-iv-alb.pdf
Për më shumë, lexoni pyetje të shtruara shpesh këtu: https://al.usembassy.gov/…/immig…/pyetje-te-bera-shpesh/
Nëse ajo është procedura e shtetit përkatës, sigurisht që do të pranohet, por duhet të ketë edhe vulën apostille. Ju mund të shikoni dokumentacionin e pranueshëm nga secili shtet këtu: https://travel.state.gov/…/Visa-Reciprocity-and-Civil…

Pyetje: Përshëndetje! Unë jam me green card në USA dhe kam aplikuar për bashkim familjar me djalin, i cili është i pa martuar. Sa kohë më merr procedura e bashkimit familjar? Faleminderit!

Përgjigje: Përshëndetje! Kategoria e vizës imigruese është F2B – djalë/vajzë mbi 21 vjeç i pamartuar i Banorit të Përhershëm të Ligjshëm, dhe aktualisht koha e pritjes është rreth 6-7 vite (por që ndryshon). Për muajin gusht 2018 janë aktuale çështjet /peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 1 nëntor 2011. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/laë-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar.
Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm disa muaj përpara se cështja juaj të jetë aktuale, në mënyrë që ju të mos humbisni kohë me këtë procedurë dhe cështja juaj të jetë gai sapo ajo të jetë aktuale. Mbi përgatitjen për intervistë: https://travel.state.gov/…/iv-dv…/TIA_Tirana.pdf
Për më shumë, lexoni pyetje të shtruara shpesh këtu: https://al.usembassy.gov/…/immig…/pyetje-te-bera-shpesh/
Kujdes: në mënyrë që ju të ruani këtë kategori vize, djali nuk duhet të ndryshoni statusin tuaj civil.

Pyetje: Përshëndetje!  Sa kohë duhet që burri që është me pasaportë të marrë gruan me bashkim familjar?

Përgjigje: Përshëndetje! Në varësi se çfarë statusi ka bashkëshorti juaj, (qytetar Amerikan, apo Banor i Përhershëm i Ligjshëm – me green card), ndryshojnë edhe procedurat. Ndryshimi ndërmjet tyre është koha e pritjes. Nëse bashkëshorti është qytetar Amerikan, ju jeni në kategorinë IR1 ose CR1: pasi dorëzohet peticioni I-130 tek USCIS, duhen rreth 5-8 muaj për miratim nga USCIS, pastaj dosja i kalon NVC. Rreth një muaj më pas NVC ju kontakton me dokumentacionin që duhet t’u dërgoni. Parashikuar që i keni dërguar të gjitha dokumentet, NVC do t’ju caktojë një datë takimi për intervistë në Seksionin Konsullor në Tiranë. Sa më shpejt e sa më të saktë i dërgoni dokumentacionin e kërkuar NVC-së që në herën e parë, aq më shpejt ju caktohet data e intervistës nga NVC-ja. https://travel.state.gov/…/immig…/immigrant-process.html. Mbi përgatitjen për intervistë: https://travel.state.gov/…/iv-dv…/TIA_Tirana.pdf

=
Pyetje: A është e mundur që një person (madhor dhe i pamartuar) me Green Card, të tërheqë prindërit në USA ?

Përgjigje: Vetëm pasi të bëhesh nënshtetas ti ke të drejtën të bësh bashkim për prindërit.

 

Pyetje: Përshëndetje! A është e detyrueshme që pagesën e green card ta bëj që këtu në Shqipëri se unë dua ta bëj, kur të mbërrij në USA.

Përgjigje: Bëje që në Shqipëri, se, nëse e bën në USA do të vonojë shumë.