Ja sa duhet të stërvitemi për të humbur në peshë?

509
Të stërvitesh është shumë e rëndësishme jo vetëm për të qëndruar të shëndetshëm por dhe për të humbur në peshë.
Sipas një studimi të kryer këtë javë nga nga shkenctarë të Shkollës Ekonomike në Londër të bësh një shëtitje për 30 minuta çdo ditë është më efektive sesa të vraposh apo të shkosh në palestër.
Ja çfarë kanë thënë ekspertët anglezë për revistën “Healthista” :
Justin Maguire, trajner dhe drejtues i palestrës FE shprehet se në mënyrë që të qëndroni në formë duhet ta mendoni stërvitjen tuaj në harkun kohor të një jave dhe jo të një dite.Ai sugjeron të bëni 3 orë ushtrime në ditë.
Matt Hodges, një tjetër ekspert këshillon që të bëni stërvitje në mëngjes , gjysmë orë pasi jeni zgjuar.Ai shton se nevojiten 18 minuta ushtrime intensive 3 herë në javë.
Lloyd Bridger thotë se nëse doni të humbisni disa kalori duhet të ushtroheni 25 minuta , më shumë se 4 herë në javë.
Anya Lahiri, trajnere drejtuese e Barry’s Bootcamp shprehet se është e rëndësishme të mos fiksoheni në peshën tuaj pasi sa më shumë muskujt të keni aq më shumë kalori do digjni. Ajo pohon se 3 herë në javë është koha ideale për ushtrime fizike.
Nga përfundimet e studimit rezultoi se të ushtroheni të paktën 25 minuta në 3 ditë të javës është pikërisht ajo që duhet të bëni për të qënë në formë të mirë fizike .
Sigal