Ja pse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies

534
Gjatë ngrënies shumica e personave kërkojnë që të kenë një gotë me ujë, si një mënyrë shoqërimi. Ndërsa studimet më të fundit në këtë drejtim tregojnë se pirja e ujit gjatë bukës është një ves që shkakton dëm në organizëm. Ekspertët thonë se shumë fluide gjatë një shujte mund të shpijnë te fryrja e barkut, tretja e keqe dhe absorbimi i keq i ushqimeve. Me fjalë të tjera, nuk duhet të pini ujë të paktën 30 apo 60 minuta para dhe pas një shujte. Kjo është një rregull e artë, të cilës duhet t’i përmbaheni për tu ruajtur nga problemet e tretjes. Sidoqoftë, nëse jeni shumë të etur dhe nuk mund të përmbaheni, atëherë pini ujë në sasi shumë të vogël. Gjithashtu, duhet të hani ushqim më ngadalë dhe provoni të konsumoni ushqime më të tharta për të përmirësuar metabolizmin tuaj.
Sigal