Ja kushtet për të përfituar pension social

    342
    Sigal

    (Përgjigje për banorin e fshatit Kllojkë në qarkun e Tiranës)

     Për herë të parë pensioni social në legjislacionin e sigurimeve shoqërore në vendin tonë, u vendos me Ligjin e ri të Sigurimeve Shoqërore, i cili hyri në fuqi më 1.1.2015. Sipas nenit 5/1 “Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili (e cila) ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për 5 vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me një pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi”. Masa e pensionit social i caktuar me Vendim Qeverie më datën 29.12.2014, është 6.750 lekë në muaj i cili indeksohet çdo vit, për të kompensuar pasojat e ndryshimit të indeksit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Dokumentet që duhen përgatitur dhe dorëzuar në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore (për rastin konkret në Tiranë) janë:

                1-Kërkesë për pension social e cila merret e gatshme në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf