Ja kush vodhi në Prokurorinë e Durrësit. Emrat e të ndaluarve, detajet

398

Pas Vjedhjes në Prokurorinë e Durrësit bëhet e ditur se janë arrestuar dy përsona si të dyshuar për këtë ngjarje të rendë të ndodhur në qytetin bregdetar. Një ditë më parë u konstatua vjedhje në institucionin e akuzës ku ishin marrë dosje dhe kompjuteri i nje prokurori si dhe ishte ndërhyrë në serverat për të zhdukur pamjet filmike.

Te ndaluarit janë Artur Isa dhe Besnik Bushi të cilet janë të dyshuar për grabitjen në Prokurinë e Durrësit.

Eshtë caktuar masa e ndalimit edhe për rojen e objektit Nias Lena i cili ka qenë në sherbim gjatë kohës që grabitësiat kanë munudr të hyjnë në zyrat e instituicionit dhe të kryejne vjedhjen e dokumentave.

Ndalimi i dy përsonave është bërë pas hetimit të nisur nga prokuroria për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë burime nga prokuroria bëjnë të ditur se autorët e dyshuar janë duke u marrë në pyetje.

Grabitësit kanë hyrë me forcë gjatë natës se kaluar në Prokurorinë e Durrësit në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve për tjetërsimin e pronave në Ishëm.  Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.

Ja njftimi I plote I Policisw pwr ndalim e tre personave

Më datë 24.05.2018 nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të Prokurorisë për shtetasit

 

Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë; •

Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm. •

Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

Dy shtetasit e mësipërm A.Isa dhe B.Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës. Ata dyshohet se kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale: •”Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Nias Lena parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. • ” Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A.Isa dhe B.Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a , 25 të Kodit Penal.