Ja kush përfiton nga legalizimi i “pallateve të arabit”

    815
    Sigal

    Të gjithë subjektet që posedojnë apartamente banimi, zyra, dyqane në nëntokë dhe mbi tokë, garazhe dhe bodrume në kullat e ndërtuara nga Shoqëria Hawai-Alb në qarkun Tiranë do t’i nënshtrohen procesit të legalizimit. Në zbatim të VKM-së nr. 439 datë 02.07.2014 “Për përcaktimin e procedurave të legalizimit të ndërtimeve pa leje, shtesave anësore apo në lartësi, të ndërtuara nga shoqëria HAWAI – ALB. Sh.p.k”, drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana 1 dhe Tirana 2 kanë përfunduar procesin e evidentimit të subjekteve që posedojnë apartamente apo njësi shërbimi në pallatet e ngritura nga shoqëria HAWAI-ALB. Gazeta “Telegraf” bën publike adresat e të gjitha ndërtesave që i nënshtrohen procedurave të legalizimit. Subjektet e interesuara që posedojnë pasuritë e tyre në këto Kulla të paraqiten pranë drejtorive të ALUIZNI-t Tirana 1 dhe Tirana 2 për çdo paqartësi, apo plotësim informacioni.

     Kullat që legalizohen

     KULLA NR. 6 RRUGA SELITË

    KULLA NR. 7 RRUGA SELITË

    KULLA NR. 7 RRUGA DON BOSKO

    KULLA NR. 4 RRUGA DON BOSKO

    KULLA NR. 4 RRUGA MERDAR SHTYLA (SELITË)

    KULLA NR. 4A RRUGA SELITË

    KULLA NR. 5 RRUGA DON BOSKO

    KULLA NR. 5 RRUGA SELITË

    KULLA NR. 6 RRUGA DON BOSKO

    KULLAT E PAQES-PAZARI 2

    KULLA NR. 2 LAPRAKË

    KULLA NR. 3 LAPRAKË

    KULLA NR. 1 LAPRAKË

    KULLA NR. 4 LAPRAKË