Ja kush përfiton kompensim energjie për vitin 2015

    427
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Kushtet dhe dokumentet që kërkohen për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike

    Pyetje

    Disa lexues të gazetës “Telegraf” nga rrethe të ndryshme të vendit janë të interesuar të dinë për përmbajtjen e vendimit të Qeverisë për kompensimin e energjisë elektrike dhe procedurat e dokumentet që duhet të plotësojnë personat e interesuar.

     Përgjigje

    Në Vendimin nr.8, datë 14.1.2015, të Qeverisë, botuar në Fletoren Zyrtare nr.3, i cili ka hyrë në fuqi nga data 1 janar i këtij viti, vendosi:

    1 – Kompensimin e diferencës së çmimit të energjisë elektrike, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 Kwh në muaj. Nga ky vendim përfitojnë:

    a) Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisioneve Mjekësore të Caktimit të Aftësive për Punë (KMCAP), kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

    b) Kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes së punësuar ose të vetëpunësuar.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf