Ja kërkesat që duhen paraqitur pranë Prefekturës së rezidencës në Itali

    441
    Sigal

    ITALI/ Shtetësia italiane. Tre adresa poste të certifikuara për kërkesat e natyralizimit

    Do të vihen në funksionim që në nëntor për të lejuar komunikimin me zyrat e Ministrisë së Brendshme. Për përkujtesa, vërejtje, kërkesa për qasje etj.

    – Nga nëntori një mundësi më shumë për të komunikuar me administratën publike lidhur me kërkesat e shtetësisë për natyralizim. Hapen tre adresa poste elektronike të certifikuar që u dedikohen pyetjeve të të interesuarve e që do t’u shërbejnë për të pasur informacione mbi praktikat e tyre. Një kanal më shumë, pas faqeve internet të hapura me kohë në të cilat mund të ndiqet rrugëtimi i kërkesës. Dhe një hap përpara, thotë komunikata e ministrisë së Brendshme, “për thjeshtëzimin administrativ, për heqjen e pengesave burokratike për marrjen e informacioneve të administratës publike”. “Për të siguruar një përgjigje më efikase të njoftimeve lidhur me praktikat e natyralizimit (për të mësuar në ç’pikë është praktika, për kërkim informacioni për vonesat, për ankime për mospërmbushje të detyrës etj.), përfaqësuesit ligjorë të aplikantëve mund të lidhen me Drejtorinë Qendrore për të drejtat civile, shtetësinë dhe minoritetet, duke përdorur adresat e postës elektronike të certifikuar:  [email protected] (numër protokolli që mbaron me 0, 1, 2 ); [email protected]; (numër protokolli që mbaron me 3, 4, 5, 6 );  [email protected], numër protokolli që mbaron me 7, 8, 9 ),  duke saktësuar në titullin e mesazhit që niset numrin e saktë identifikues të praktikës së referimit ( K10/C….)”.Drejtoria Qendrore për të drejtat civile, shtetësinë dhe minoritetet fton gjithashtu “përfaqësuesit ligjorë të kërkuesve të shtetësisë italiane, të kryejnë komunikimet të ndryshme drejtuar zyrave të saj  përmes postës elektronike të certifikuar”.

    Kërkesa duhet paraqitur pranë Prefekturës së rezidencës duke përpiluar formularin B dhe duke bashkangjitur dokumentacionin e poshtërenditur në origjinal dhe fotokopje:

    *Formularin e kërkesës të përpiluar në të gjitha pjesët e tij, të nënshkruar dhe me pullë-taksë prej 16,00 euro;

    *Aktin e lindjes i legalizuar (me vulë apostille, për shqiptarët) dhe me përkthim të legalizuar nga përfaqësia italiane në vendlindje;

    *Certifikatën penale nga vendlindja (dhe e vendeve të tjera të mundshme ku mund të ketë jetuar më parë i interesuari, Greqia për shembull, nëse ka qenë emigrant edhe atje) të legalizuar (vulë apostille, për dokumentet shqiptare) dhe me përkthim të legalizuar nga përfaqësia italiane në vendlindje;

    • Për colf & badanti, dokumentin e INPS-it të të ardhurave (Estratto Retributivo INPS);
    • Fotokopjen e mundshme të certifikatës së njohjes së statusit të refugjatit apo të personit të paatdhe, si edhe origjinalin, që vetëm duhet treguar por nuk duhet lënë;
    • Fotokopjen e një dokumenti identiteti të vlefshëm;
    • Fotokopjen e lejes së qëndrimit;
    • Kuponin e derdhjes së kontributit prej 200 eurosh (facsimile)

    Në bazë të dekretligjit nr. 5/2012 për thjeshtëzimin e zhvillimin, të gjitha dokumentet e tjera që më parë kërkoheshin (certifikata e çështjeve penale të hapura dhe të kartotekës së gjykatës, certifikata e rezidencës, gjendja civile, deklarata e të ardhurave) mund të vetëcertifikohet përmes një modeli të paracaktuar në bazë të DPR 445/2000 pasi Prefektura mund të verifikojë vërtetësinë e informacioneve të deklaruara përmes një procedure të brendshme duke komunikuar me Ministrinë e Drejtësisë, Komunën e rezidencës dhe Agjencinë e Tatim-taksave.

     

    Kujdes! Lëshimi i deklaratave të rreme sanksionohet me ligj.

    Koha e trajtimit të kërkesës është 730 ditë, apo 2 vjet nga çasti kur kërkesa merret nga autoriteti përkatës (ministria e Brendshme). Në rast të një përfundimi pozitiv të praktikës, Prefektura i nis një lajmërim zyrtar të interesuarit brenda 90 ditëve nga marrja e dekretit të shtetësisë nga ministria e Brendshme. Kur i interesuari ka marrë në dorë dekretin, brenda gjashtë muajve duhet të shkojë në komunën e rezidencës për të bërë betimin e besnikërisë ndaj Republikës italiane siç parashikon neni 10 i ligjit mbi shtetësinë (L. 91/1992). Nëse brenda gjashtë muajve nuk e ka bërë betimin, dekreti shfuqizohet dhe i interesuari duhet të nisë nga e para procedurën e shtetësisë e të nxjerrë sërish të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

    **********************************************

    Përbëjnë rreth 14% të të gjithë nxënësve të huaj duke qenë gjithnjë të dytët pas rumunëve

     Rreth 108 mijë fëmijë e të rinj shqiptarë në bankat e shkollave italiane

    Sipas raportit të fundit statistikor të ministrisë së Arsimit numri i bijve të emigrantëve në shkollat italiane ka shkuar në 802.785 persona në vitin shkollor 2013/2014. Kanë prejardhje nga mëse 200 vende të ndryshme të botës e përbëjnë 9% të të gjithë nxënësve në Itali. Shifrat rriten nga viti në vit, e brezat e dytë – bijtë e emigrantëve të lindur në Itali – janë gjithnjë e më të shumtë e këtë radhë kapërcejnë të lindurit jashtë Italisë. Ndër nxënësit e huaj, 107.862 kanë pasaportë shqiptare. Përbëjnë rreth 14% të të gjithë nxënësve të huaj duke qenë gjithnjë të dytët pas rumunëve

    – Numri i nxënësve ‘të huaj’ në bankat e shkollave në vitin 2013/2014 ka shkuar në 802.785, me një rritje relativisht të ulët, vetëm 16.155 krahasuar me një vit më parë. Por nëse e krahasojmë me vitin shkollor 2001/2002 kur ishin vetëm 196.414 shohim që shifra është shumëfishuar, pak a shumë të njëjtat ritme të rritjes së dukurisë së imigracionit në Itali. Këtë nxjerr në dritë raporti “Alunni con cittadinanza non italiana nel sistema scolastico italiano per Anno scolastico 2013/2014” i sapobotuar nga zyra statistikore e Ministrisë së Arsimit.

    K. B