Sigal

Era Istefri ishte drejtpërdrejtë në një konferencë për shtyp të organizuar nga FIFA. Ajo do të këndojë në finale të Botërorit këngën që është tashmë një hit së bashku me Niki Xhem dhe Will Smith.

Këngëtarja shqiptare e pyetur se cili ka qenë momenti më i bukur i Kupës së Botës është shprehur: “Momenti që më ka ngelur në mendje ka qenë kur Zvicra luajti ndaj Serbisë dhe kishte në fushë dy shqiptarë, të cilët që të dy shënuan. Ishte fantastike, një moment shumë i bukur”.