Ja cilat ushqime nuk duhet të mbahen në frigorifer gjatë verës

781
Duke vënë ushqime të freskëta në frigorifer është alternativa më e shpejtë dhe më e lehtë pas blerjes në dyqan , por nëse duhet apo jo ti vendosim në frigorifer, disa prej fruta-perimeve të veçanta, do t‘ju shpjegojmë më poshtë. 
Një dietologe australiane shpjegon se cilat fruta dhe perime duhet të ruhen në frigorifer dhe cilat në temperaturën e dhomës. 
Domatet 
Domate, zakonisht pas blerjes i vendosim në frigorifer, por ka një arsye të vecantë pse ato duhet të mbahen në temperaturën e dhomës. Në shumicën e rasteve, ndodh që domatet nuk arrijnë pjekurinë e duhur, dhe duhet të mbahen në temperaturën e dhomës. 
Portokalli 
Për të marrë maksimumin nga një portokalli ai duhet të jetë gati për të ngrënë para se të vendoset në frigorifer. Sipas dietologes, portokalli nuk duhet të vendoset në frigorifer pasi humbet gradualisht Vitaminën C dhe vlerat antioksidante. 
Patatet 
Patatet përfshihen tek ato perime që duhet të qëndrojnë larg frigoriferit. Mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato dhe qepët, janë vendet e freskëta, të errëta , si përshembull në fund të qilarit. Nëse patatet lihen në ambiente me shumë dritë ato fillojnë të marrin ngjyrën e gjelbër. 
Frutat e pyllit 
Shumica e frutave të pyllit nuk duhet të mbahen në frigorifer, sidomos luleshtrydhja. Ajo është një frut që duhet të konsumohet shpejet, sapo arrin pjekurinë e duhur, të jetë e ëmbël dhe e shijshme. 
Shalqiri
Dihet që shalqiri është fruti i preferuar i verës, por në temperatura të larta , zgjedhim të freskohemi me këtë frut duke e vendosur në frigorifer. Por sipas dietologs australiane, shalqiri nuk duhet të vendoset në frigoruifer kur është i prerë. E njëjta këshillë vlen edhe për pjeprin. 
Sigal