Ja cila është pyetja që socialistët do të përballen më 9 Prill

    46
    Më 9 Prill të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste do të përballen me një pyetje, që Edi Rama të vazhdojë të jetë kryetar i PS pa bërë zgjedhje duke qenë se është Kryeministër, apo duhet që të bëhen zgjdhjet për kryetar të PS. “A duhet të vazhdojë kryetari mandatin nëse partia fiton zgjedhjet”? Kjo është pyetja që socialistët duhet të votojnë. Ben Blushi i ka shpallur garë Edi Ramës, duke e kritikuar që nuk zbaton statutin e partisë dhe nuk po bën zgjedhje prej për kryetar. 

     Rama propozoi që nëse ai duhet të vazhdonte të ishte në krye të partisë apo të bëhen zgjedhje të tjera, të votojnë socialistët përmes referendumit. Ky propozim i Edi Ramës u miratua nga Kongresi. Kurse deputeti Ben Blushi e ka kundërshtuar këtë referendum dhe kërkon zgjedhje për kryetar. Ai e quan absurditet referendumin, duke shpjeguar se referendumi bëhet për çështje dhe jo për të zgjedhur njerëz. Sidoqoftë, më 9 qershor socialistët do të votojnë nëse Edi Rama duhet të qëndrojë në krye të partisë apo duhet të bëhen zgjedhje të reja.