Ja 27 ligjet që piketuan “skenarin” i mashtrimit 25 vjeçar të të përndjekurve politikë

    594
    Pas intervistës në gazetën “Telegraf”, dhënë prej zotit Moisi Miraka, një prej figurave të njohura që ka vuajtur e rezistuar familjarisht në burgjet dhe internimet politike të ish-regjimit komunist diktatorial shqiptar, në redaksinë e gazetës kanë ardhur shumë reagime nga individë e grupe ish-të dënuarish politikë, lidhur me mashtrimin, talljen dhe sorollatjet 25 vjeçar, për mos plotësimin prej shtetit shqiptar të detyrimeve ligjore të integrimit të kësaj shtrese të shumëvuajtur. Një nga letrat që na bëri përshtypje është letra e dërguar nga Shkodra, prej ish-të dënuarit politik Ferit Lluja. Sipas letrës së zotit Ferit Lluja, skenari i shtetit të ashtuquajtur “demokratik” për mashtrimin, talljen dhe sorollatjen e shtresës së të përndjekur politikë shqiptar, ka nisur që në ligjin e parë të vitit 1991, që gjoja u miratua me shpejtësi e “ndjesi njerëzore” prej PS e PD së bashku, ligj që mbante brenda demagogjinë dhe mashtrimin ligjor, se gjoja do të na jepte të drejtat e përdhosura, mohuara e të munguara. Me tej, i përndjekuri nga Shkodra, citon një “zbulim” interesant që ai ak kryer duke i bërë “radioskopinë” e plotë gjithë bazës ligjore me të cilën nisi dhe u “çimentua”, vazhdoi dhe vazhdon deri sot ky mashtrim 25 vjeçar i të përndjekurve politikë. Sipas tij, baza ligjore e kësaj demagogjie, ka nisur qysh në vitin 1991 e në mënyrë tallëse të dalë plotësisht boje, po vazhdon edhe sot me nxjerrje ligjesh, vendimesh, urdhrash, ndryshimesh ligjore, mendimesh, vendime të Gjykatës Kushtetuese për njohje e shfuqizim aktesh ligjore, që kanë lidhje me integrimin ekonomik, financiar, të drejte prone, shkollim, strehim, trajtim social e shoqëror të shtresës së ish-të përndjekurve politikë, por që na fakt nuk realizojnë asgjë. Pa bërë komente, po publikojmë 27 ligjet, VKM, urdhëresat dhe Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, me të cilat shteti shqiptar në vitin 1991 ideoi dhe “nisi” lojën e mos integrimit të kësaj shtrese të shpërfillur të shoqërisë shqiptare e cila vazhdon e kërkon të drejtat ligjore me kërkesa, peticione, gjyqe e protesta ekstreme edhe kundër jetës së tyre…
    Ja 10 ligjet false që kanë dalë në vitet 1991-1998 për “Pafajësinë”, të ndryshuar disa herë, të pa zbatuar asnjëherë
    1. Ligj Nr. 7514, datë 30. 09. 1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”. 
    2. Ligj Nr. 7660, datë 14. 01. 1993 “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 7514, datë 30. 09. 1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”. 
    3. Ligj Nr. 7719, datë 08. 06. 1993 “Për disa shtesa në Ligjin Nr. 7760, datë 14. 01. 1993 “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 7514, date 30. 09. 1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”. 
    4. Ligj Nr. 8001, datë 22. 09. 1995 “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”. 
    5. Ligj Nr. 8043, datë 30. 11. 1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e Shtetit Demokratik”. 
    6. Ligj Nr. 8219, 13. 05. 1997 “Për një ndryshim në Ligjin Nr. 8001, datë 22. 09. 1995 “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist, për motive politike, ideologjike dhe fetare”. 
    7. Ligj Nr. 8220, datë 13. 05. 1997 “Për një ndryshim në Ligjin Nr. 8043, datë 30. 11. 1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë, që lidhen me mbrojtjen e Shtetit Demokratik”. 
    8. Ligj Nr. 8231 19. 08. 1997 “Për një ndryshim në Ligjin Nr. 8001, datë 22. 09. 1995 “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist, për motive politike, ideologjike e fetare”, ndryshuar me Ligjin Nr. 8219, datë 13. 05. 1997. 
    9. Ligj Nr. 8232, datë 19. 08. 1997 “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 8043, datë 30. 11. 1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë, që lidhen me mbrojtjen e Shtetit Demokratik”, ndryshuar me Ligjin Nr. 8151, date 12. 09. 1996 dhe me Ligjin Nr. 8220, datë 13. 05. 1997. 
    10. Ligj Nr. 8280, datë 15. 01. 1998 “Për disa ndryshime në Ligjin Nr. 8043, datë 30. 11. 1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë, që lidhen me mbrojtjen e Shtetit Demokratik”, ndryshuar me Ligjin Nr. 8151, datë 12.09.96 dhe me Ligjin Nr. 8220, datë 13. 05. 1997 dhe me Ligjin Nr. 8232, datë 19. 08. 1997.
    Ja 9 ligjet false që kanë dalë në vitet 1991-2000 për “Satusin”, të ndryshuar disa herë, të pa zbatuar asnjëherë
    1. VKM Nr. 42, datë 29. 01. 1993 “Për një ndryshim në VKM Nr. 445, datë 13. 12. 1991 “Për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ nga ish-të internuarit dhe të dëbuarit për çështje politike, kur mungojnë dokumentet zyrtare”. 
    2. VKM Nr. 230, datë 19. 05. 1993 “Për një shtesë në VKM Nr. 445, date 13.12. 1991 “Për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ nga ish-të internuarit dhe të dëbuarit për çështje politike, kur mungojnë dokumentet zyrtare”.
    3. Ligj Nr. 7748, datë 29. 07. 1993 “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”.
    4. Urdhër i KM Nr. 12, datë 16. 09. 1993 “Për procedurën e dhënies së të drejtës së Statusit ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”.
    5. VKM Nr. 491, datë 18. 10. 1993 “Për një ndryshim në VKM Nr. 445, datë 13. 12. 1991 “Për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ nga ish-të internuarit dhe të dëbuarit për çështje politike, kur mungojnë dokumentet zyrtare”. 
    6. VKM Nr. 86, datë 07. 03. 1994 “Për një ndryshim në VKM Nr. 445, datë 13. 12. 1991 “Për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ nga ish-të internuarit dhe dëbuarit për çështje politike kur mungojnë dokumentet zyrtare”.
    7. Vendim-Gjykata Kushtetuese Nr. 5, datë 28. 06. 1995, me objekt: “Është ose jo anti-Kushtetues Ligji Nr. 7748, datë 29. 07. 1993 “Për Statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, si edhe në veçanti VKM Nr. 454, datë 12. 09. 1994 “Për kriteret e përcaktimit të personave të nomeklaturës së lartë komuniste, për efekt të statusit të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”. 
    8. Ligj Nr. 8217, datë 13. 05. 1997 “Për një ndryshim në Ligjin Nr. 7748, datë 29. 07. 1993 “Për Statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”, ndryshuar me Ligjin Nr. 7771, datë 07. 12. 1993. 
    9. Ligji Nr. 8665 18. 09. 2000 “Për një shtesë në Ligjin Nr. 7748, datë 29. 07. 1993 “Për Statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”.
    ————————————
    Ja 6 ligjet e VKM false, që kanë dalë në vitet 1991-1996 për “Kompensimin”, të ndryshuar disa herë, të pa zbatuar asnjëherë
    1. Ligj Nr. 7598, datë 01. 09. 1992 “Për krijimin e fondit të veçantë monetar për ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë”. 
    2. VKM Nr. 40, datë 29. 01. 1993 “Për ndihmë ekonomike për ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë”.
    3. VKM Nr. 504, datë 18. 10. 1993 “Për emetimin e obligacioneve shtetërore (Letrat me Vlerë) për kompensimin e ish-pronarëve dhe të përndjekurve politikë”. 
    4. VKM Nr. 9, datë 17. 01. 1994 “Për disa ndryshime në VKM Nr. 504, datë 18. 10. 1993 “Për emetimin e obligacioneve shtetërore (Letrat me Vlerë) për kompensimin e ish-pronarëve dhe të përndjekurve politikë”. 
    5. VKM Nr. 184, datë 04. 05. 1994 “Për dhënien e kompensimit pasuror ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”. 
    6. VKM Nr. 264, datë 06. 06. 1994 “Për një ndryshim në VKM Nr. 184, datë 04. 05. 1994 “Për dhënien e kompensimit pasuror ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”. 
    7. URDHËR i KM Nr. 1, datë 06. 06. 1994 “Për procedurën e hapjes dhe përdorimit të llogarive pranë bankës së kursimeve, për dhënien e kompensimit pasuror ish-të përndjekurve dhe të dënuarve politikë”. 
    8. Ligji Nr. 8115, datë 28. 03. 1996 “Për një përjashtim nga rregullat e parashikuara në trashëgiminë ligjore sipas “Kodit Civil”.
    Sigal