Ja 2014 qytetarët që iu legalizohen pronat

    429
    Sigal

    Publikojmë sot listën e re me 2014 vetëdeklaruesë informalë që pajisen me  lejen e legalizimit. Kemi kënaqësinë të të njoftojmë se ky volum i madh pune është kryer në një javë pune efektive nga drejtoritë e ALUIZNI-t nëpër qarqe. Kjo falë përkushtimit tonë, por para së gjithash falë interesit dhe entuziazmit në rritje të ndërtuesve informalë. Ndryshimet e bëra, thellimi i procesit të legalizimit, krijimi i drejtorive të reja, të cilat do të punojnë në njësi territori më të administrueshme, na bëjnë të shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se do të përmbyllim procesin e legalizimit të ndërtimeve informale brenda afatit të shpallur, viti 2013.

    Edhe njëherë shfrytëzojmë rastin të njoftojmë gjithë vetëdeklaruesit, e kryesisht emigrantët e kthyer për pushime në atdhe, të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrë që së bashku të realizojmë objektivin e përcaktuar.