Ja 12 familjet në rrugën “Siri Kodra”, Tiranë, që marrin kredi me 0 %

    427
    Sigal

    12 familje, që janë strehuar në objektet e ish-Ndërmarrjes Shtetërore në rrugën “Siri Kodra”, Tiranë, të cilat shpërngulen nga banesa për efekt të privatizimit të objektit nga pronari do të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0 %. Kështu thotë vendimi i qeverisë nr. 904, datë 17.12.2014, e cila ka hyrë tashmë në fuqi me zbardhjen në Fletoren Zyrtare.

    Vendimi

    1. Familjet, të cilat janë strehuar në objektet e ish-Ndërmarrjes Shtetërore në rrugën “Siri Kodra”, Tiranë, të cilat shpërngulen nga banesa për efekt të privatizimit të objektit nga pronari, të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0%.

    2. Ministria, që mbulon fushën e strehimit, subvencionon interesin e kredisë nëpërmjet

    fondeve të planifikuara në projektbuxhetin afatmesëm.

    3. Enti Kombëtar i Banesave të përcaktojë shumën e kredisë që përfiton çdo familje, bazuar në:

    a) normat e strehimit sipas vendimit nr. 814, datë 3.12.2004, të Këshillit të Ministrave, dhe strukturën e apartamentit, që familja përfiton;

    b) vlerën mesatare të shitblerjes së apartamenteve për qytetin e Tiranës, sipas udhëzimit nr. 2, datë 6.8.2014, të Këshillit të Ministrave, për koston mesatare të ndërtimit të banesave, për vitin 2014.

    4. Familjet e përcaktuara në listën bashkëlidhur këtij vendimi duhet të paraqesin pranë EKB-së dokumentacionin e mëposhtëm:

    a) Certifikatë të gjendjes familjare

    b) Vërtetim negativ nga ZVRPP-ja se në emër të anëtarëve të familjes nuk figuron pronë e regjistruar.

    5. Enti Kombëtar i Banesave të dërgojë në BKT listën e familjarëve, ku të përcaktohen emri, atësia, mbiemri i kryefamiljarit, struktura e apartamentit dhe vlera e kredisë që përfiton familja.

     

    Lista e familjeve që përfitojnë

    1. Kanto Therçaj

    2. Vera Hoxhaj

    3. Besnik Kopani

    4. Lulash Nika

    5. Vladimir Davilli

    6. Destan Shehu

    7. Gezim Ruçi

    8. Kujtim Kola

    9. Petrit Ruçi

    10. Kujtim Kola

    11. Vladimir Davidhi

    12. Riza Tabaku