Sigal

Po luhet në “Elbasan Arena” kundër Izraelit ndeshja e parë e Shqipërisë për Ligën e Kombeve.

Shqipëri 0-0 Izrael

Minutë pas minute

30’ Një përgjumje e mbrojtjes i jep mundësinë izraelitëve të godasin dy herë portën tonë. Pritje prej heroi të Strakoshës.

29′ Memushaj godet nga distanca, por largon portieri. Minuta të mira për Shqipërinë.

28′ Goditje dënimi për Shqipërinë. Krosim në zonë por topi largohet në goditje nga këndi.

25′ Guri humbet një tjetër rast të artë. Pasim nga e djathta e Xhakës, por Guri godet me rrëshqitje. Megjithatë, ka edhe pozicion të parregullt.

22′ Gjimshiti rrezikon duke larguar në goditje nga këndi, por nuk ka probleme për tanët.

21′ Vjen krosimi në zonë, por topi goditet keq nga Hykaj duke e çuar mbi traun e portës.

20′ Gavazaj provon të driblojë Perezin në sulm, por ky i fundit shkakton faull. Mundësi e mirë për Shqipërinë.

17′ Hyka fut një top në zonë për Gavazajn, por ky i fundit ia çon portierit në dorë teksa ishte në ecje e sipër.

13′ Top i gjatë në sulm për Zahavin, por Strakosha e sheh veten në mesfushë duke larguar rrezikun.

10′ Hysaj humbet rast nga e djathta. Rast i mirë për Izraelin, krosimi ulët në zonë për Zahavin, por ky i fundit për pak nuk e mbërrin topin.

7′ Basha hedh një top në zonë dhe pas një lëvizje mashtruese të Gurit sulmuesi del përballë portierit, por nuk arrin ta dërgojë topin në portë.

6′ Goditje nga distanca e izraelitëve, por topi përfundon jashtë.

5′ Mundësi e mirë shënimin për Izraelin. Nga goditja e këndit, topi kthehet në zonë me thembër, por largon pa kaluar vijën Strakosha.

1′ Ka nisur takimi

Në orën 20:45 do të startojë ndeshja e parë e Shqipërisë në Ligën e Kombeve e cila do të luhet kundër Izraelit, një kundërshtari jo pak të njohur.

Dy vite më parë luhej për eliminatoret e Botërorit, me kundërshtarët që fillimisht morën një fitore 0-3 të kontestuar në “Elbasan Arena” për shkak të provokimit të Zahavit.

Gjithsesi në ndeshjen e kthimit, atëherë ekipi drejtohej për herë të fundit nga De Biazi, arriti të hakmerrej me të njëjtat shifra.

Sot jemi në kushte të tjera, por ekipi i drejtuar nga Panucci mbi të gjitha do të kërkojë të marrë pikët e plota në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë që të dy trajnerët e skuadrave kanë publikuar edhe formacionet e skuadrave.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri

Izraeli: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natço, Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretz