Italia shet shtëpi për 1 euro

537
Keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni në një fshat të bukur italian? Nëse po, kjo ëndërr tashmë mund të bëhet realitet.
Ollolai, një destinacion në malet e rajonit të Barbagia, në Sardenjë, ka nxjerrë në shitje me qindra shtëpi të braktisura për vetëm 1 euro.
Ky nuk është vendi i parë në Itali që bën në lëvizje të tillë, por duket se është i pari që po e mban premtimin. Ky vend ka gjithashtu bukurinë dhe historinë e nevojshme për të tërhequr njerëz.
Megjithatë kjo ofertë e ka një anë të fshehtë. Këto shtëpi prej guri janë në gjendje të mjerueshme dhe blerësit duhet të angazhohen në rikonstruksionin e tyre brenda 3 viteve, që në total përllogaritet se mund të shkojë rreth 25 mijë dollarë.
Në një artikull që amerikanja CNN i ka kushtuar këtij plani, thuhet se ky komunitet rrezikon që të kthehet në një fshat fantazmë. Përgjatë gjysmës së shekullit të fundit, popullsia në Ollolai ka rënë nga 2 250 në 1 300 banorë.
Dikur kryeqendër e Barbagia, Ollolai mbetet një ndër zonat më të paprekura dhe autentike të Sardenjës. Dikur e mbushur me jetë, sot ky vend është braktisur nga të rinjtë, të cilët preferojnë qytetet e mëdha.
Sigal