Itali – Vinte nga Shqipëria, anija bllokohet në portin e Ankonas

434
Një tjetër anije tregtare që udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë është bllokuar në portin e Ankonës.

Autoritetet e portit informojnë se anija tregtare “NS Mermaid” nën flamurin e Sierra Leone e që vinte nga Shqipëria ka mbërritur në Ancona mëngjesin e datës 10 mars. Ajo transportonte një ngarkesë magnezi.

Kontrolli i rojes bregdetare të portit të Ankonës ka verifikuar 13 shkelje e parregullësi në bordin e kësaj anije.

Inspektorët e portit të Ankonës kanë konstatuar mungesën e respektimit të standarteve minimale të rregullave të lundrimit, mungesën e respektimit të mbrojtjes së ambientit detar, si dhe mosrespektimin e kushteve të jetesës e të punës për ekuipazhin e anijes.

Anijes “NS Mermaid” i është ndaluar leja e lundrimit e do të qëndroj në portin e Ankonës deri në zgjidhjen e parregullsive të konstatuara në bordin e saj.
Sigal