Itali, shqiptari masakron me thikë punëtorin, njofton policinë: ‘Hajdeni se e vrava’

417
Sigal

 Policia italiane
ka arrestuar një shqiptar në Itali, pasi akuzohet se ka vrarë me thikë një
shtetas italian. Sipas mediave vendase, shqiptari rreth 35 vjeç ishte pronari i
një furre buke dhe prodhimeve të brumit në Genova , ndërsa ka debatuar me të
punësuarin e tij, një shtetas italian rreth 25 vjeç.

Në sherr e sipër,
shqiptari ka rrëmbyer një thikë në furrën e bukës dhe ka qëlluar italianin disa
herë në gjoks, i cili për pasojë ka mbetur i vdekur. Pasi ka parë se ai ka
ndërruar jetë si pasojë e plagëve, shqiptari ka marrë vetë në telefon policinë.

Karabinierët dhe
ambulanca mbërritën në vendngjarje, por për të riun nuk kishte më asnjë shpresë
pasi kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.