ITALI: Nga 11 shkurti, në rast mosparaqitjeje të prenotohesh, së dyti, ndryshe ekstradim

    457
    Sigal

    ITALI/ Testi i italishtes, kush nuk e merr apo nuk paraqitet, mund ta riprovojë pas 3 muajve

    Ministria e Brendshme përcakton afatin e prenotimeve. Dhe këshillon: “Kërkoni kartën e qëndrimit, vetëm, pasi të keni marrë testin e gjuhës”

     – Testi i njohjes së gjuhës italiane është pengesa e fundit për imigrantët që, pas të paktën pesë vjetëve rezidencë të rregullt, duan të fusin në xhep të shumëdëshiruarin lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë, të ashtuquajturën kartë qëndrimi. Këtej e tutje, do të jetë akoma më e rëndësishme të paraqitesh në këtë test i përgatitur mirë.

    Ministria e Brendshme ka nxjerrë disa rregulla të reja, pasi ka vërejtur një numër prenotimesh të testit shumë më të lartë se numri i personave që kanë përmbushur kriteret për kartën e qëndrimit. Problemi është se, me shtimin e prenotimeve, rriten edhe shpenzimet për organizimin e seksioneve, për shembull për të paguar salla multimediale ku zhvillohen provimet.

    Pse ndodh kjo rritje? Sepse vetë shtetasi i huaj prenotohet më shumë se një herë. Shumë, në datën e caktuar për kryerjen e testit, nuk paraqiten (kjo ndodh në masën 30%), ose, kur paraqiten, nuk arrijnë të marrin provimin. Në të dyja rastet, prenotojnë menjëherë një takim të ri për testin, duke rritur kështu numrin dhe kostot e seksioneve.

    Tani Ministria e Brendshme merr masa. Para së gjithash, duke parë se imigrantët shpesh nuk paraqiten në test sepse prefektura nuk arrin t’i gjejë për t’u lajmëruar datën, në skedën e prenotimit është e detyrueshme të shënohet një e-mail, “një mjet më shumë komunikimi me qytetarin”, lexohet në një qarkore.

    Madje, duke filluar nga 11 shkurti, në rast mosparaqitjeje të pajustifikuar ditën e paracaktuar për testin, i interesuari duhet të presë të paktën 90 ditë para se të prenotohet për së dyti. Të vetmet mungesa të justifikuara do të jenë ato për motive shëndetësore, për të cilat do të duhet të paraqesin një certifikatë mjekësore të mjekut të familjes apo të ASL-it.

    Edhe në rast se i huaji nuk e kalon testin do të mund të prenotohet për një të ri vetëm pas 90 ditëve. “Kjo për t’i lejuar të huajit, në tre muajt pasues, të përmirësojë nivelin e tij të njohjes së gjuhës italiane” shpjegon ministria.

    Qoftë në rastin e mungesës së pajustifikuar, qoftë në rastin e mosmarrjes së testit, kujt ka kërkuar kartën e qëndrimit, ajo do t’i mohohet. Për këtë arsye, ministria e Brendshme këshillon që paraqitja e kërkesës për këtë dokument të bëhet “vetëm pasi të jetë verifikuar, përmes testimit, përmbushja e kriterit të njohurive të nevojshme gjuhësore, që do të jenë më të plota në afërsi të datës së përmbushjes së 5 vjetëve të qëndrimit të rregullt” në Itali.

    E Pasca

     ITALI/ I mituri i huaj i adoptuar merr shtetësinë italiane, nëse të paktën një prej prindërve është italian.

    Shtetësia italiane, fëmija i huaj i adoptuar si bëhet Italian

     Unë dhe ime shoqe, tashmë italianë, po bëjmë kërkesë adoptimi për një fëmijë të huaj. Nëse adoptimi bëhet, po fëmija e merr shtetësinë italiane?

    Sipas nenit 3 të ligjit 91/92 mbi shtetësinë italiane, i mituri i huaj i adoptuar merr shtetësinë italiane, nëse të paktën një prej prindërve është italian.

    Pavarësisht faktit se adoptimi bëhet jashtë Italisë, pra është fjala për adoptim ndërkombëtar, apo bëhet drejtpërdrejt në Itali, për përmbylljen e procedurës, gjykata e të Miturve duhet të lëshojë urdhrin për regjistrimin e adoptimit në regjistrin e gjendjes civile.

    Pas regjistrimit të adoptimit, fëmija bëhet pjesë e bërthamës familjare duke marrë për rrjedhojë mbiemrin, të drejtat e detyrimet e birit të ligjshëm, pra edhe shtetësinë italiane në rast se nuk e kishte atë. Në fakt, pas regjistrimit i huaji fiton automatikisht shtetësinë italiane,  kështu që nuk duhet paraqitur kërkesë në asnjë autoritet italian.

    M. Arguello

    GREQI/ Asistenca e papunësisë është 360 euro në muaj, për periudhë kohore nga 3 muaj deri në 9 muaj

    Për të siguruarit 3-4 vjet, asistenca është 360 euro

    Sipas vendimit të fundit të ministrit të Punës, Janis Drucis, asistencën e papunësisë nga OAED jo vetëm që e përfitojnë dhe sa ushtrojnë aktivitet privat, por me kriteret e reja, numri i tyre shtohet ndjeshëm. Vendimi, që ka hyrë në fuqi nga e hëna 27 janar, ofron shansin e regjistrimit në OAED për asistencën për ata që kanë shlyer detyrimet ndaj OAEE ose kanë kryer marrëveshje për shlyerjen me këste, në momentin që mbyllet aktiviteti privat. Kushte të tjera janë dhe shlyerja në kohë e kësteve të parashikuara si dhe të ardhurat vjetore.

    -Përfitues janë të siguruarit në OAEE dhe ETAP-MME të paktën tre vitet e fundit, me kontratë të përhershme ose me ndërprerje.

    -Asistenca e papunësisë është 360 euro në muaj, për periudhë kohore nga 3 muaj deri në 9 muaj, sipas periudhës së siguruar në OAEE. Kështu, për të siguruarit 3-4 vjet, asistenca është 360 euro për 3 muaj. Për siguracion 5-6 vjet, asistenca jepet për 4 muaj. Për të siguruarit 7-8 vjet, asistenca jepet për 5 muaj, për 9-10 vjet për 6 muaj, për 11-12 vjet për 7 muaj, për 12-13 vjet siguracion per 8 muaj, ndërsa 12-13 vjet e në përgjithësi mbi 15 vjet siguracion në OAEE të shlyera ose në marrëveshje jepet për 9 muaj. Asistencën e përfitojnë edhe sa kanë ndaluar aktivitetin privat para 1 janar 2011, mjafton të kenë rihapur një aktivitet të ri pas kësaj date.

    -Të ardhurat vjetore personale të dy viteve të fundit para kërkesës për asistencë nuk duhet të jenë mbi 20000 euro. Të ardhurat familjare të pastra të dy viteve të fundit, nuk duhet të tejkalojnë shumën 30.000 euro.

    Duke marrë shkak nga nënshkrimi i këtij vendimi, që mesa duket do të shtojë numrin e përfituesve, ministri Vrucis ka deklaruar:

    “Një vit më parë morëm një iniciativë të rëndësishme, përfshihen në asistencën e papunësisë së OAED të siguruarit në OAEE për aktivitet privat, punë private apo biznes. Një kategori qytetarësh që, megjithëse janë prekur më thellë nga kriza ekonomike, nuk kishin asnjë mbështetje shoqërore deri në këtë moment. Me vendimin e dytë rritet numri i përfituesve, duke lejuar edhe ata që nuk kanë shlyer siguracionet në OAEE, por kanë bërë marrëveshje dhe e respektojnë atë me pagesën në kohë të këstit, të përfitojnë këtë asistencë”.