ITALI/ Marrja e nënshtetësisë kur ke një pjesëtar të familjes nënshtetas italian

    4703
    Sigal

    Kërkesa për nënshtetësi paraqitet pas dy vjetësh rezident

    Kam marrë shtetësinë italiane pak muaj më parë. Edhe ime shoqe dëshiron të paraqesë kërkesën. Kur mund ta bëjë e ç’kritere duhet të përmbushë?

    – Edhe shtetasit joitalianë bashkëshortë të të huajve që marrin shtetësinë italiane aplikohet neni 5 i ligjit 91 të vitit 1992 mbi shtetësinë, pikërisht neni që parashikon marrjen e shtetësisë për martesë me shtetas italian. Kjo do të thotë që i huaji mund të paraqesë kërkesë për shtetësinë, nëse të dy janë rezidentë në Itali, vetëm pas dy vjetëve nga çasti kur bashkëshorti është bërë shtetas italian, ose pas tre vjetëve nëse nuk jetojnë në Itali, edhe nëse ata janë martuar shumë vite më parë. Nëse martesa është bërë pa marrjes së shtetësisë italiane, dy apo tre vjetët para paraqitjes së kërkesës për shtetësinë italiane, llogariten nga çasti i martesës.

    Duhen mbajtur parasysh dy gjëra. E para që afati 2 apo 3 vjeçar pas të cilit mund të paraqitet kërkesa sipas rastit të rezidencës përgjysmohet nëse çifti ka fëmijë. Së dyti, i huaji bëhet italian të nesërmen e betimit në komunë apo në përfaqësinë diplomatike. Kështu nëse njëri prej dy bashkëshortëve shqiptarë me rezidencë në Itai merr shtetësinë italiane e bën betimin sot, 18 korrik 2013, tjetri mund të kërkojë shtetësinë duke filluar nga 19 korriku 2015 nëse çifti nuk ka fëmijë dhe nga 19 korriku 2014 nëse çifti ka fëmijë (të lindur apo të adoptuar, ligji nuk bën asnjë dallim).

    Kriteret që duhen përmbushur janë po ato të atyre që kërkojnë shtetësinë për martesë me shtetas italian që nga lindja. Të gjitha dokumentet e renditura më poshtë duhen paraqitur në origjinal dhe në fotokopje.

    • Formulari A i kërkesës i përpiluar në të gjitha pjesët e tij dhe i nënshkruar;
    • Pullë-taksë prej 16,00 euro;
    • odulo della domanda compilato in tutte le sue parti e firmato
    • Marca da bollo di €16,00 apposta sulla domanda
    • Akti i lindjes i legalizuar (me vulë apostille, për shqiptarët) dhe me përkthim të legalizuar;
    • Akti i martesës ose estrakti i përmbledhur – nëse martesa është bërë jashtë Italisë, është e këshillueshme të trashkruhet në regjistrat italianë të Gjendjes Civile bashkë me aktin e lindjes në çastin e betimit të shtetësisë nga bashkëshorti që merr i pari shtetësinë italiane;
    • Certifikata penale nga vendlindja (dhe e vendeve të tjera të mundshme ku mund të ketë jetuar më parë i interesuari, Greqia për shembull, nëse ka qenë emigrant edhe atje) e legalizuar (vulë apostille, për dokumentet shqiptare) dhe me përkthim të legalizuar;
    • Fotokopja e një dokumenti identiteti italian;
    • Fotokopja e lejes së qëndrimit (për rezidentët në Itai);
    • Fotokopja e pasaportës së vlefshme;
    • Kuponi i derdhjes së kontributit prej 200 eurosh (facsimile)
    Maria Elena Arguello

    GREQI/ Studimi: Të interesuarit duhet të paraqesin dhe një listë të të ardhurve të tyre ekonomike

    Dokumentat e reja për vizat e studimit, afati

    Vizat për studime dhe dokumentacioni
    Përveç dokumenteve identifikues për studentët që duan të studiojnë jashtë shtetit duhet të paraqesin dhe një listë të të ardhurve të tyre ekonomike. Kjo kërkesë është bërë për të parë nëse studenti mund t’i përballojë shpenzimet në shtetin grek.
    Gjithashtu personat që janë të interesuar të studiojnë në Greqi duhet të paraqesin një vërtetim nga institucioni arsimor në Greqi, i cili e pranon të regjistrohet në të. Në rast se institucioni arsimor është privat, vërtetimi duhet të jetë i legalizuar nga autoriteti kompetent përkatës i prefekturës. Në rregulloren e zyrave të konsullatës greke bëhet e qartë se intervista është procesi më i rëndësishëm i fazave të aplikimit. “Zyra konsullore mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumentet e sipërpërmendura dhe sidomos në rast dyshimi për origjinalitetin e certifikatave të paraqitura dhe në rastet kur nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimeve të të interesuarit”, thuhet në rregulloren e Ambasadës Greke.

     Dokumentat për vizë studimi

    1. Kërkesë e plotësuar dhe e firmosur si edhe një fotografi e kohëve të fundit. Formulari i jepet falas të interesuarit gjatë paraqitjes në Zyrën Konsullore.
      2. Pasaportë e vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi i njohur nga Greqia me anën e të cilëve lejohet kalimi i kufijve të jashtëm dhe kërkojnë pajisjen me vizë.
      3. Vërtetim i institucionit arsimor, i cili e pranon të regjistrohet në të. Në rast se institucioni arsimor është privat, vërtetimi duhet të jetë i legalizuar nga autoriteti kompetent përkatës i prefekturës.
      4. Vërtetim për disponimin e mjeteve financiare për përballimin e shpenzimeve për studimet dhe jetesën në Greqi.
      5. Certifikatë lindjeje.
      6. Dëshmi penaliteti.
      7. Certifikatë shëndetësore e legalizuar nga autoritetet kompetente, nga e cila të rezultojë se i interesuari nuk vuan nga ndonjë sëmundje, e cila në bazë të kritereve ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik.
      • Të gjitha dokumentet e lëshuara nga autoritetet shqiptare duhet të jenë të legalizuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
      • Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet t’i paraqesë vetë i interesuari ditën e intervistës.
      • Zyra konsullore mund të refuzojë dhënien e vizës edhe në rastin kur i interesuari disponon të gjitha dokumentet e sipërpërmendura dhe sidomos në rast dyshimi për origjinalitetin e certifikatave të paraqitura dhe në rastet kur nga intervista nuk krijohet bindja për sinqeritetin e qëllimeve të të interesuarit.