Itali, kapet me 4 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Verona

486
Policia financiare italiane e qytetit të Veronës në bashkëpunim me Policinë e qytetit të Fermos kanë arrestuar shqiptarin 26 vjecarë Oldion Metaj, rezidentë në qytetin e Napolit. Në bagazhin e makinës së tij të tipit Opel Astra u gjetën 4 kg kokainë mjaft e pastër e cilësisë mjaft të lartë.
Kokaina në gjëndje të pastër vlente në treg në shumën e 500 mijë euro, ndërsa në shitje me pakicë e dyfishonte vlerën e saj. Lënda narkotike ishte e fshehur në fundin e dyfishtë të makinës , modifikuar enkas për këtë trafikim.
Shqiptari Oldion Metaj është rezidentë në qytetin e Napolit, por jeton në Porto Sant’Elipdio me familjen e vëllait të tij të martuar, të cilët rezultojnë nga policia italiane të pa përfshirë në këtë aktivitet. Hetuesja e këtij operacioni Nadia Karruzo ka deklaruar për mediat se hetimet vazhdojnë pasi autoritetet italiane janë të bindura për një trafikim ndërkombëtar të kokainës mes Shqipërisë, e rajoneve italiane të Venetos e Marke.
Sigal