ITALI/ Do të trefishohet koha e lëshimit dhe e përtëritjes së lejes së qëndrimit

    453
    ITALI/ Kërkesat e flukseve do të shqyrtohen vetëm nëse ka akoma kuota në dispozicion. Mbërrin dekreti legjislativ që përmban risitë
    Sigal

    Shumë shpejt do të jetë më e lehtë të kuptohet nëse një leje qëndrimi lejon punësimin e mbajtësit dhe do të ndryshojë procedura e shqyrtimit të kërkesave të flukseve të hyrjes. Ndërsa koha maksimale e parashikuar nga ligji për lëshimin, përtëritjen apo konvertimin e lejes së qëndrimit do të triplikohet. Por nuk është rasti që miliona imigrantë të shqetësohen: më ngadalë se sot nuk mund t’i shqyrtojnë. Rishkruan disa paragrafë të tekstit unik mbi imigracionin Skema e dekretit legjislativ e miratuar më 3 dhjetor nga Këshilli i Ministrave që edhe në këtë rast përvetëson një direktivë europiane, 2011/98. Ka të bëjë me “Procedurën e njësuar të kërkesave për lëshimin e një lejeje unike që u lejon qytetarëve të vendeve të treta për të qëndruar e për të punuar në territorin e një shteti anëtar ë BE-së”. Në të vërtetë Italia është thuajse në linjë me ato çka kërkon direktiva evropiane. Procedura që sjell në Itali të huajt me flukset mbyllet me lëshimin e një dokumenti që lejon qoftë qëndrimin qoftë punën. Madje, edhe parashikimi tjetër i direktivës, barazia e trajtimit dhe e të drejtave të punonjësve të rregullt me punonjësit italianë, ekziston. Skema e dekretit legjislativ, për të cilin Parlamenti duhet të shprehë vlerësimin e tij, fut gjithsesi disa risi të rëndësishme. Para së gjithash, parashikon që mbi lejet e qëndrimit që autorizojnë edhe mundësinë e punësimit të mbajtësit të shkruhet “Perm.Unico lavoro” kjo do t’u lejojë punëdhënësve të kuptojnë menjëherë nëse mund të punësojnë një imigrant që ka ardhur në Itali për motive të tjera (si për bashkim familjar, për shembull), por që gjithsesi, sipas ligjit, mund të kërkojë punë. Me përvetësimin e direktivës futen edhe disa norma të tjera që mund të bëjnë bujë. Modikohet neni i Tekstit Unik sipas të cilit “leja e qëndrimit lëshohet, ripërtërihet apo konvertohet brenda 20 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës” dhe kjo kohë ngrihet në 60 ditë. Bëhet 60 ditë, kundrejt 40 që parashikohen nga ligji sot, edhe koha brenda të cilës Sporteli Unik i Imigracionit duhet të shqyrtojë kërkesën për flukset e të lëshojë autorizimin për hyrjen e punonjësit në Itali. Por sidoqoftë vështirë që këto dy norma të përkeqësojnë situatën. Të ngrejë dorën ai që ka marrë lejen e qëndrimit brenda 20 ditëve. Apo punëdhënësi që ka marrë brenda 40 ditëve autorizimin për sjelljen në Itali të punonjësit. Praktikisht flasim për procedura që. Pavarësisht nga ç’thotë ligji, që nuk zgjasin me ditë, por me muaj në mos vite. Së fundi, dekreti thotë që kërkesat për punësimin nga jashtë “shqyrtohen deri në arritjen e kufirit maksimal të kuotave” të vendosura nga dekreti i flukseve. Kërkesat që mbi këtë kufi mund të shqyrtohen vetëm “nëse ndonjë kuotë do të jetë përsëri në dispozicion”. E mira e normës së fundit është që do të lehtësojë punën e sporteleve unike për Imigracionin. Me të mbaruar kuotat e vëna në dispozicion, do të mund të lënë mënjanë të tjerat pa qenë të detyruar të lëshojnë dhe të motivojnë mijëra mospranime kërkesash.

    Elvio Pasca

    ITALI/  Matteo Renzi : Reforma, italianët duan reforma, ndryshim radikal

    Shtetësi italiane për emigrantët e brezit të dytë

    Matteo Renzi është zyrtarisht sekretar i PD-së, detyrë që i jepet me Asamblenë kombëtare të partisë që u mbajt të dielën në Milano. Dhe dikton menjëherë linjën e tij, drejtimin që dëshiron t’i japë forcës politike, sekretariatin e të cilës e fitoi me primarie të hapura, ku votuan rreth 3 milionë qytetarë e në të cilat mori rreth 1,9 milionë preferenca. E mes reformave Renzi rendit edhe atë të Bossi-Finit dhe të shtetësisë për brezat e dytë. “Të qajmë pas tragjedive e pastaj të harrojmë gjithçka është e papranueshme. Në paktin e koalicionit nevojitet angazhimi për të ndryshuar ligjin Bossi-Fini” – thotë Renzi përpara asamblesë duke vënë theksin se:  “Duhet patjetër të ndryshojmë ligjin mbi shtetësinë, duhet të parashikojmë dhënien e shtetësisë për “ius soli”, që Kryebashkiakët si unë të mos bëhen me turp përpara fëmijëve”. “Sepse kur Barbara, 11 vjeçe më pyeti pse shoqja e saj e bankës, Fatimeja, nuk është italiane, nuk dija ç’t’i thoja. Dhe Barbara, me të drejtë, e ka të vështirë të kuptojë që dy shoqet nuk kanë të njëjtat të drejta, edhe pse kanë lindur në të njëjtin spital të Firences, jetojnë në të njëjtin pallat, ndjekin të njëjtën shkollë, flasin me të njëjtin dialekt, nesër do të bëjnë tifo për të njëjtën skuadër”. “Edhe këto janë tema të rëndësishme në qendër të axhendës së qeverisë, ku bën pjesë PD”.

    GREQI/ Do marrin pjesë në zgjedhjet lokale emigranti/ ja  që disponon një afat qëndrimi pesëvjeçar

     Të gjithë personat që plotësojnë kushtet kanë afat të regjistrohen deri më dt.28 / 02 / 2014.

     Për vitin që vjen 2014, e gjithë Greqia përgatitet për zgjedhjet lokale dhe ethet e tyre janë zgjuar sepse pritet të jetë një konkurrencë e fortë ndërmjet partive politike që marrin pjesë në zgjedhje.

    Siç dihet nga të gjithë, në Greqi jeton dhe punon një numër i madh emigrantësh nga shumë vende të botës. Gjithmonë ka qenë një sherr përçarjesh dhe grindjesh në politikën greke mundësia e votimit të emigrantëve dhe në kundërshtim me objektivat e BE-së, në kundërshtim të plotë edhe me kartën e të drejtave të njeriut, Greqia ka dëgjuar shumë pak ose s’ka dëgjuar fare të përfshijë emigrantët në votimet kombëtare parlamentare apo lokale.
    Ligji i fundit 3838/2010, për legalizimin e emigrantëve dhe që është akoma në fuqi, përderisa nuk është aprovuar nga parlamenti Grek projekt-ligji ri, përcakton edhe mundësinë e pjesëmarrjes së emigrantëve në votimet lokale.
    Paragrafi A-PËR ZGJEDHJET
    A – 1- Me leje qëndrimi të lëshuar nga organi përkatës i Policisë së Shtetit Grek si më poshtë:
    * Homogjenis (kombësisë greke)
    * Emigrantë me njërin nga bashkëshortët me kombësi Greke.
    * Azilant politik.

    A- 2 – Me leje qëndrimi të lëshuara nga autoritet e shërbimit të emigrantëve Bashkitë apo Prefekturat, për qytetarët e ardhur nga një vend i botës së tretë .(kështu quhen nga Greqia ato vende që s’hyjnë në BE.)
    * Kush disponon leje qëndrimi dhjetëvjeçare.
    * Kush disponon leje qëndrimi pa afat.
    * Kush ka një pjesëtar të familjes qytetar të BE.
    * Prindër të fëmijëve grek në moshë të mitur me leje qëndrimi pesëvjeçare.
    * Kush ka bashkëshort Grek (nga vendet e tjera jashtë Greqisë)
    B – KUSHTET
    Në zgjedhje mund të marrin pjesë qytetar grek ose nga vende të botës së III-të përderisa plotësojnë kushtet e më poshtme:
    * Përderisa disponon një afat qëndrimi pesëvjeçar në Greqi.
    * Për dy vjet qëndrimi në të njëjtën bashki.
    * Për gjithë ata që kanë mbushur moshën mbi 18 vjeç.
    – Të gjithë personat që plotësojnë kushtet e mësipërme kanë afat të regjistrohen deri më dt.28 / 02 / 2014.

    Pra siç e shikoni kushtet për një emigrant të votojë në Greqi janë të kushtëzuara, në një kohë që Greqia trumbeton me të madhe se ju ka dhënë të drejta emigrantëve dhe Europa e Bashkuar e di se trajtohen Brenda dispozitave ligjore morale dhe normale të respektimit të të drejtave njerëzore!