ITALI/ Çfarë ju duhet të kryeni pasi keni fituar bursën

    582
    Sigal

    ITALI/ Deri më 4 shtator provimi i Gjuhës Italiane. Çfarë duhet të bëni kur do të ndodheni në Itali

    Dokumentacioni?

    Për të aplikuar për bursë studimi në Itali duhet:

    1-Të ardhurat familjare.
    a-Paga mujore e prindërve.(N.q.s papunë vërtetim nga zyra e punës që janë të papunë)
    b-Vërtetim në keni apo jo aktivitet privat.(N.q.s jo, vërtetim që s’keni, n.q.s po lloji aktivitetit dhe shpërndarja. Mirë do ishte që s’keni;)
    c-Vërtetim në keni në pronësi tokë.(N.q.s jo,vërtetim që s’keni, n.q.s po sa tokë keni)
    d-Sipërfaqja e shtëpisë suaj.(N.q.s jeni i pastrehë,vërtetim ose me qira,vërtetim sa paguani qira shtëpie)
    2-Certifikatë Familjare.
    3-Certifikatë Personale.

    Tërë këto dokumente duhet të jenë:

    1-Të përkthyera në gjuhën italiane dhe të noterizuara.
    2-Të legalizuara në Ministrinë e Jashtme Shqiptare (Tiranë)
    3-Të legalizuara nga Ambasada Italiane në Tiranë ose nga Konsullatat Italiane në Shkodër dhe në Vlorë (Kjo në varësi, ku bëni kërkesën për studim.  Varet nga vendi, ku banoni)

    Momenti që ndodheni në Itali

    Hapi Parë

    1-Dt. 4 shtator keni provimin e Gjuhës Italiane.(Duhet të paraqiteni sa më shpejt në Sekretarinë e Studentëve të Huaj, ku do merrni informacionin e duhur se, ku do të bëhet provimi dhe vërtetimin e pararegjistrimit)

    2-Pas Hyrjes në Itali keni 8 ditë afat për t’u paraqitur në Kuesturë për të marrë lejen e qëndrimit si student në Itali.
    Këtu ju duhen:

    1- 4 Fotografi të vogla
    2- Siguracioni (Ka raste pranojnë atë që presim në Shqipëri ka raste duhet ta paguani në Itali. Paguhet në Postat Italiane)
    3- Fotokopje të Pasaportës. ( Të tëra faqet e përdorura. Kopertina, aty ka janë të dhënat e juaja personale, ku keni viza apo vula. D.m.th çdo faqe që ka diçka)
    4- Marka da Bollo (Është si pullë poste blihet në tabachino, tani i kanë bërë 1+3=11,43 euro)
    5-Vërtetimi i Pararegjistrimit në universitet. (Ajo që thashë më lart, merret te sekretaria e studentëve të huaj)

    Pasi keni shkuar në kuesturë, ku do t’iu japin një Ricevutë do të shkoni në një Zyrë CAAF.

    Zyrat CAAF janë institucione që nxjerrin të ardhurat tuaja vjetore dhe janë të vetmet që e kanë këtë të drejtë.
    Adresat e këtyre zyrave do t’i gjeni në guidën e bursës që mund ta merrni në Sekretarin e studentëve të huaj.
    Këtu ju duhen tërë dokumentet që keni përkthyer, legalizuar, vulosur në Shqipëri.

    Pasi keni bërë këtë gjë do të paraqiteni në institucionin që jep bursat.
    Torino është EDISU, për vende të tjera mjafton të pyesni në Sekretari. Këtu do të kërkoni edhe fletën e regjistrimit pasi provimin e keni bërë tashmë.

    Ju duhen për të paraqitur përfundimisht për Bursën pranë institucionit që jep bursat (shembull Torino ka EDISU).

    1-Vërtetimi që keni kaluar provimin e gjuhës.(Regjistrimi më saktë)
    2-Dokumentet origjinale që keni bërë në Tiranë.(Ato që do paraqisni te CAAF)
    3-Të ardhurat që CAAF llogariti për familjen tuaj.(Jua japin ato max 10 min punë por ka shume radhë, prandaj  mundohuni të prenotoni)
    4-Ricevuta që morët në Kuesturë (Fotokopje,mos jepni origjinalen)
    5-Fotokopje e Diplomës. (N.q.s nuk e keni duhet ta kërkoni në sekretarin e studentëve të huaj. Ato kanë dokumentet që ju keni futur për të aplikuar në Ambasadë. Fotokopjen e Diplomës merreni me Vulë të bashkangjitur me Valutazione di Valore që Ambasada jua ka dhënë juve ose e ka dërguar në këtë sekretari)
    6-Formulari i plotësuar.(Janë katër faqe formular të cilin e tërhiqni në institucionin që jep bursën.)
    Në Formular do të keni 4 opsione.
    1-Bursë
    2-Konvikt (Posto letto)
    3Mensa
    4-Përgjysmim taksash (Riduzione tasse)
    Kërkojini të katra këto.

    Brenda dt 10 shtator mbyllen aplikimet për Konvikt dhe brenda 31 tetor, mbyllen aplikimet për bursë të thjeshtë.

    Pritja

    Sipas të njëjtit burim, mësohet se koha e pritjes së të interesuarve do të fillojë në orën 09:00 të paradites. Ndërsa pasdite orari i pritjes, i vënë në dispozicion të të interesuarve, është ora 15:00.
    Mos harroni
    Pasaportë dhe fotokopje të saj, fotografi, sigurim shëndetësor i marrë në agjencitë e përcaktuara. Këto janë të parat gjëra që duhet të keni me vete ditën e paraqitjes në ambasadë. Natyrisht, nuk janë të vetmet. Që të mos iu kthejnë mbrapsht për mangësi në dokumentacion, kini kujdes të merrni edhe deklaratën e mikpritjes nga ana e personit që do t’ju presë në Itali, shoqëruar kjo me kopje të lejes së qëndrimit ose me kopje të një dokumenti identifikimi, nëse është shtetas italian, ose deklaratën e studentit mbi hotelin ku do të qëndrojë, kompletuar me të dhëna të sakta. “Në dosje duhet të jetë edhe një urdhër xhirimi i përhershëm dhe i pakthyeshëm (Banka Italo-Albanese) prej 4 500 euro”, – thuhet në njoftimin e ambasadës, ku shtohet se së fundi duhet të dorëzohet edhe formulari i plotësuar në çdo pjesë të tij dhe i firmosur nga vetë studenti që ka bërë kërkesën. Nëse gjithçka është e saktë, jeni në rregull. Në të kundërt, sipas burimeve pranë ambasadës, kërkesat që kanë mangësi dokumentacioni nuk do të merren në shqyrtim.
    Viza
    Viza e studimit është falas dhe lejon hyrjen ekskluzivisht në territorin italian. “Studentët do të priten në ditët e caktuara, në bazë të universiteteve të zgjedhura dhe viza është falas”, – thuhet në njoftim. Për lëshimin e vizës është vendosur njëfarë kushtëzimi. “Për studentët që nuk kanë kaluar provimin CELI 3 të datës 24 nëntor 2003, viza kushtëzohet nga një intervistë që do të vërtetojë njohjen e gjuhës italiane”, – thuhen në njoftim. Ndërkaq të gjithë studentët e tjerë që kanë aplikuar kushtin për marrjen e vizës, është pranimi i kërkesës së pararegjistrimit nga ana e universitetit të zgjedhur. Sipas ambasadës, universitetet italiane do të shpallin listat e të pranuarve në fund të muajit gusht.

    1) Pasaportë
    2) Fotokopje pasaporte
    3) Fotografi
    4) Sigurim shëndetësor pranë shoqërive së mëposhtme të sigurimit:
    • Insig
    • Sigma
    • Interalbanian
    • Sicred
    • Intersig
    • Sigal
    • Atlantik
    • Albsig
    5) Fotokopje të sigurimit shëndetësor
    6) Deklaratë mikpritjeje nga ana e pritësit në Itali, shoqëruar me kopje të lejes së qëndrimit ose me kopje të një dokumenti identifikimi n.q.se është shtetas italian
    ose
    deklaratë e studentit mbi hotelin ku do të qëndrojë (e kompletuar me emrin e hotelit, adresën)
    7) Urdhër xhirimi i përhershëm dhe i pakthyeshëm (Banka Italo-Albanese) prej 4 500 euro.
    8) Formulari i plotësuar në çdo pjesë të tij dhe i firmosur nga studenti.