Itali – Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, furnizonte me drogë Bat-n e Romën

426
Ata transportonin dhe shisnin sasi të mëdha droge në krahinën e Bat në Itali, ndërsa biznesin e tyre e kishin zgjeruar edhe në Romë.
Policia italiane ka arrestuar dy banorë vendas dhe një 36-vjeçar shqiptar i quajtur Xhelal Sula. Ata akuzohen si përgjegjës për transportin dhe shitjen e drogës.
Hetimet e kryera nga oficerët e policisë në Barletta dhe Trani, kanë nisur që në shkurt të vitit 2014, kur një shtetas italian u arrestua me 130 kg marijuanë të fshehur në bordin e një makine.
Hetimet e mëvonshme kanë siguruar prova se furnizuesi kryesor i drogës ishte shqiptari Xhelal Sula, i cili në bashkëpunim me disa shtetas italianë, dërgonin sasi të mëdha droge në zonë por edhe në Romë.
Gjatë aksionit të arrestimit, janë sekuestruar 16 kg marijuanë, 25 gram kokainë, një pistoletë, municione dhe jelek antiplumb.
Sigal