Istref Haxhillari/ Fati i njeriut

    411
    Sigal

    Janari erdhi me buçitje erërash nëpër rrugët e qytetit buzë liqenit. Ftohtësira hijeshoi akujt e mpakur dhe era e xhamtë shponte fytyrat, duart. – Baba, dil tani, mjaft ndenje shtrirë, – i tha Desada vjehrrit. Dhimitri, mbuluar me jorgan të trashë në njërin divan të kuzhinës, mardhte brenda, teksa jashtë furtuna fishkëllente e marrosur. U ngrit përtueshëm. Vuante nga hipertensioni dhe gëlltiti një kokërr të kaftë. Brengë ngashëruese ishte ujët e hollë. Sapo e zinte gjumi e gërvishçe fundi i barkut, sikur kishte dy ditë pa urinuar. Natën e përballonte disi, po stërmundim qe mëngjesi kur zgjoheshin të tjerët zinin banjën. Çohej herët, luftonte me sëmundjen e mbrapshtë. Dremiste pakëz, dëgjonte kërcitjen e derës së banjës dhe ngacmohej dhimbja si pickim grere. Zinte shkarkohej pikë – pikë. Përpiqej me shpirt ndër dhëmbë, po nuk rezistonte. Gjersa përgatitej dhe zbërthente pantallonat, gjysmën e kishte derdhur. Mbante erë bezdisëse. Sëmundja e tij ishte kujtesë e përçastshme e vdekjes, sprovë e papërballueshme forcash. – Ngrehu baba, ne burrat ngatërresë jemi në shtëpi. Todin e pashë, u nis nga bulevardi, – mbështeti Aleksi të shoqen. Ajo ngrinte shtresat e inatosur, me hundën e hollë skuqur si spec djegës.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf