Ismail Kadare/Vdekja e gruas ruse

    571
    Sigal

    Nina F., moskovite. Martuar më 1959-n me një oficer shqiptar. Pas fjalëve të dua, erdhën shëtitjet në parkun “Gorki”, telefonimet nga kabinat e mbuluara me borë, dënesat s’do të më harrosh etj., etj., gjer te: qytetare Nina F. e pranon për burrë A. D. Dhe pastaj nënshkrimet, këmbimi i unazave, ardhja dhe muaji i mjaltit në Shqipëri. Tani ajo është e shtrirë në arkivol në mes të dhomës së apartamentit, mijëra kilometra larg vendit të saj. Ka vite që s’ka marrë letër nga të vetët (letrat ishin të rralla pas prishjes së marrëdhënieve dhe vitet e fundit pothuajse janë prerë). Ajo nuk ka ditur saktësisht kush ka vdekur e kush është gjallë në familjen e saj, ashtu sikurse ata nuk do ta marrin vesh kurrë saktësisht nëse ajo ka vdekur vërtet e, aq më pak, vitin e vdekjes. Rrotull arkivolit, një grumbull grash e qajnë në gjuhë të huaj. Janë motrat e oficerit, plaka tashmë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf