Ismail Kadare/ Treni dimëror i linjës së largët…

    366
    Sigal

    (Tregim)

     Kisha mbështetur ballin te xhami i trashë i dritares së vagonit dhe po vështroja përjashta hapësirat e shkreta të mbuluara me dëborë dhe terr. Ishte nata e dytë që treni ikte drejt Krimesë. Në gjysmëterr dukeshin aty-këtu në horizont drurë të zgërbunjur, që me afrimin e trenit hidheshin sakaq mënjanë shinave, si kalorës të trembur. Tek vështroja me sy shfaqjen dhe zhdukjen e tyre, nuk e di pse, më vinin ndër mend copëza nga jeta ime. Po ato që më kujtoheshin, ishin aq të palidhura dhe pa vazhdimësi, saqë më dukej se në jetën time ishin ngjitur copëra të kushedi ç’ jetëve të tjera të panjohurish. Herë-herë pranë stacionesh të vogla, që jo vetëm unë, por me siguri askush në këtë tren s’ua dinte emrat, rrinin në errësirë, me nga një fener në dorë, njerëz të mbështjellë me xhupa të trashë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf