Ismail KADARE/ Poezi

    420
    Sigal

    Ti Qave

    Ti qave dhe me the me zë te ulet
    Se unë të trajtoja si prostitutë.
    Athëre lotëve të tu s’ua vura veshin
    Të desha, pa ditur se të desha.

    Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
    Pa ty dhe bota krejt e zbrazeët m’u duk,
    Athëre kuptova ç’kisha humbur,
    Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.

    Me rrezëllinte si smerald mërzitja,
    Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re…
    Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
    Sepse seicila më e bukur se tjetra qe.

    Se ish i tillë ky koleksion bizhush
    Që dritë e terr lëshonte njëkohesisht,
    Qe njëqindfish etjen për jetën shtonte,
    Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.

    Në Parkun Që Mbuluan Fletët

    Në parkun q’ë mbuluan fletët
    Të dy ne ecim qetësisht,
    Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
    Qilim të verdhë natyrisht.

    Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
    Ju fanit një muzg i vonë
    Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
    Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

    Nga vagabondët me cigare
    Ti mos u tremb e dashur kot
    Imazhin tënd as dinosaurët
    Shekuj më parë s’e shtypën dot.

    Që ti të vije kaq e bukur
    Me këta flokë, me këtë hap
    Toka të egrën klimë e zbuti
    Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

    Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
    Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
    U desh të zhdukeshin përbindshat
    Që te kjo botë të vije ti…