Ismail Kadare/Mitet e rilindësve shqiptarë

    440
    Sigal

    Cilat kanë qenë, në të vërtetë, “mitet” e rilindësve shqiptarë? I pari dhe mbi të gjitha, përveç Kastriotit, ishte miti i flakjes së pushtimit turk, bashkë me otomanizmin oriental. Pastaj vinin me radhë miti i zgjimit të ndërgjegjes kombëtare. I ruajtjes së tërësisë truallsore të Shqipërisë. I orientimit perëndimor e i modelit zviceran. I harmonisë fetare dhe i harmonisë midis Veriut dhe Jugut. I kultit të gjuhës shqipe. Edhe në kishte mite, që tingëllonin naive, si ai i Shqipërisë Zonjë të rëndë të dikurshme, e katandisur më pas me rrecka, ose i prejardhjes pellazge, ose i sublimit të virtyteve e bukurisë shqiptare, këto e të tjera si këto, nuk i prishin punë askujt.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf