Ismail KADARE/Krimet e përbindshme të komunizmit

935
Sigal

Në muajt e parë të demokracisë, gra zyrtarësh të lartë nxirrnin nga çanta fletë dosjesh sekrete, për t’u kakarisur me shoqet në kafene, por ato ishin tragjike.

Pesëmbëdhjetë vjet pas rënies së komunizmit, një mjegull e helmuar vazhdon të rrijë pezull mbi ish-perandorinë e përmbysur. Ajo nuk gjen qetësi dhe, me sa duket, s’ka për të gjetur, pa kryer një operacion të dhimbshëm, por të domosdoshëm: spastrimin moral të saj. Thënë ndryshe njohjen dhe dënimin e krimit. Pikërisht për pengimin e kësaj njohjeje e sidomos e këtij dënimi është ngritur sot në këmbë një armatë e tërë. Me trysni, me kërcënim, me para, me dredhi, me lutje, me shantazh, shkurt me të gjitha mënyrat e mundshme, kjo ushtri e thirrur në shërbim po përpiqet të mbulojë të vërtetën. Në fillim të viteve ’90 u duk se bashkë me përmbysjen e tiranisë do të shuhej edhe urrejtja që ajo prodhonte ditë e natë, burimi i parë energjitik i saj. Në një klimë besimi e mirësie u duk e natyrshme mëdyshja: të hapeshin bodrumet e errëta të së kaluarës, apo më mirë të mbylleshin?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf