Ismail H. Xhaferri: Portrete politikanësh

731
Sigal

Edi Rama

Reformat që s’qenë bërë kurrë,

Na bënë kockë dhe lëkurë,

Ndaj për ty po thonë në kor:

“Shqipërisë po i bën zbor!”

Sali Berisha

Për të bërë turmat së bashku,

Të mjafton vetëm një shesh,

Dhe kur dita është me diell,

Ti në çast e kthen rrebesh.

 

Fatos Nano

Nuk harrohen ato vite

Kur po ndizej epopeja

Dje bërtisnin: “Nano ik!”

Sot thërrasin: “Nano eja…!”

Kreshnik Spahiu

Aleanca të paska hije,

Kreshnik Spahiu në krye,

Kur fryhet si gjel në kodër,

Me ngjan si kobure lodër.

Rilindësit dje dhe sot

Naimi me shokë u tretën,

Për të bërë Shqipëri!

Edhe ju tani u tretët,

Për të bërë….pasuri!

Ahmet Zogu

Dhe në bust tradhtar mbetesh,

Kurrë s’do të ndryshohet roli,

Ik nga busti sa më parë!

Ik të vije të ulet Noli!

 

Përsëri për “Rilindjen”

Qajnë të majtët për PS-në,

Se nuk e kuptojnë sekretin,

Rilindja s’mori PS-në,

Rilindja mori pushtetin.

 

Parlamenti

Parlamenti grupe-grupe,

Shahen e bëhen fërtele,

Në mes ujqve e çakejve,

Po kërkoj për ndonjë dele!