Ismail H. Xhaferri: Iku Blushi la partinë!

590
Ismail H. Xhaferri
Iku Blushi la partinë!
Një parti, një dallëndyshe
Në kënetën politike,
Natyrisht që një zë ndryshe.
E dorëzoi Blushi partinë,
I bëri planet thërrime,
Iku Moza, iku Beni
Na mbeti “Libra” jetime.
Tani vendi kryetarit
Tek “Libra,” ka mbetur bosh,
Sepse në kënetën tonë,
Është vështirë të mbijetosh.
Iku, Blushi e la “Librën”.
Partinë që s’kaloi nga pragu.
Sepse neve jemi popull.
Që nuk dalim nga bataku.
E dorëzoi Blushi partinë
Ende pa trokitur prilli
Në një vend ku rriten ferra,
S’mund të çelë trëndafili.
“Libra” s’ka më kryetar,
Tani fjalët janë kot.
Kush nuk ulërin si ujk
Midis ujqërish s’jeton dot.
Po ju mos e çani kokën,
Kur dini këngën e gjelit,
Midis nesh jeton si himn,
Vepra e Lufter Xhuvelit.
Vepra e Lufer Xhuvelit
Është mësim për çdo parti
Kush se dredh nuk bën karrierë
Kush se dredh s’bën prokopi
Që pas vitit ’90,
Përmbi tokë e përmbi re,
Vepra e Lufter Xhuvelit,
Frymëzim i madh për ne!
Iku kryetari “Librës”,
Na e braktisi partinë,
Por trafiku politik
Lulëzon në katër Stinë.
Lulëzon në çdo parti,
S’kemi pulën do hamë bufin,
Midis nesh gëzim i madh,
Se të majtë bëmë Mëhill Fufin.
Tani kemi Mëhill Fufin,
E kemi futur në listë,
Lule, Mëhill Fufi, lule,
Na u bëre me socialistë!
Iku Blushi e la “Librën”,
Nuk mund ta mbanin me zor,
Po tani kemi Lefterin,
Socialistin provizor!
Na iku Blushi, na iku,
Tani drejt se kemi ligjin,
Po juve mos u mërzisni,
Se kemi Lefter Maliqin.
Se kemi Lefter Maliqin,
Kush e di e kush s’e di,
Me tre vjet, shoku Lefter,
Ka ndërruar tre parti.
Iku Blushi nga partia,
Po unë kam çfarë t’ju rrëfej,
Se kemi partinë e çamëve,
Herë andej e herë këndej.
Kemi dhe anëtarë të thjeshtë.
Tani u zgjua mileti.
Herë andej e herë këndej.
Gjithmonë kahu nga pushteti.
Iku Blushi la partinë,
Ta kthejmë dhimbjen në forcë!
Se kemi njerëz pa fund,
Që lëpihen për një kockë.
Blushi braktisi partinë,
Siç nuk e kanë bërë të tjerë,
Politika shqiptare
Kutërbon e bie erë…!


Sigal