ISHP, si të kujdesemi për shëndetin gjatë ditëve të nxehta

    402
    Ndërsa rajoni Europian hyn në sezonin e nxehtë, mjekët dhe autoritetet e shëndetit publik japin rekomandime dhe bëjnë thirrje për kujdesin e qytetarëve në valët e nxehta e fshikullese të këtyre ditëve të stinës së verës.
    Çdo vit, nxehtësia dëmton shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të moshuarve, duke u bërë shkak për rraskapitjen, infarktet e zemrës ose konfuzionet, të cilat mund të përkeqësojnë kushtet ekzistuese për sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.
    Valët e të nxehtit projektohen të rriten, për shkak të ndryshimit klimaterik, por ndikimet e tyre mbi shëndetin janë të parandalueshme.
    Ja disa nga rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, për kujdesin e qytetarëve në valën e stinës së nxehtë të verës:
    Mbani shtëpinë të freskët, kontrolloni temperaturat rregullisht. Ideale do të ishte të mbanit temperaturat poshtë 32°C gjatë ditës dhe 24 °C natën. Vendosni grila përgjatë dritareve me diell, hapni dritaret natën dhe herët në mëngjes dhe varni peshqira të lagur për të freskuar ajrin e dhomës, që mund të ndihmoj të ulë temperaturat e brendshme.
    Qëndroni larg nxehtësisë. Rrini tek dhoma më e freskët e shtëpisë, sidomos natën. Shmangni të dalën jashtë gjatë kohës më të nxehtë të ditës. Shmangni aktivitetin e lartë fizik, nëse keni mundësi. Qëndroni në hije. Mos lini fëmijët ose kafshët brenda makinave të parkuara.
    Mbajeni trupin e freskët dhe të hidratuar. Bëni dushe ose banjo me ujë të freskët. Vishuni lehtë, rroba të gjëra me materiale natyrore. Vendosni kapele me borsë të gjërë ose me strehë dhe syze. Përdorni çarçaf dhe mbulesa të lehta, pa mbushje, që të evitoni akumulimin e nxehtësisë. Pini rregullisht, por evitoni alkolin dhe shumë kafeinë dhe sheqer. Hani porcione të vogla dhe më shpesh. Evitoni ushqimet që janë të larta në proteina.
    Ndihmoni të tjerët, kontrolloni familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët kalojnë shumicën e kohës vetëm. Të moshuarit ose njerëzit e sëmurë që jetojnë vetëm duhet të shikohen të paktën një herë në ditë. Nëse një person është duke marrë ilaçe, pyesni mjekun që e trajton sesi mundet t’i ndikojë në rregullimin e temperaturës së brendshme dhe ekuilibrin e lëngjeve në trup.
    Ruajini ilaçet poshtë 25 °C ose në frigorifer (lexoni instruksionet e ruajtjes dhe paketimit).
    Kërkoni këshilla mjekësore nëse vuani nga ndonjë kushtëzim mjekësor kronik ose nëse jeni duke marrë mjekime të shumëllojëshme.
    Ndërsa për ata që nuk ndjehen mirë dhe që kanë marrjemendsh, ndjehen të dobët apo janë shpesh me dhimbje koke, duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë.
    “Lëvizni në një vend më të freskët sa më shpejt të jetë e mundur dhe masni temperaturën e trupit tuaj. Pini ujë ose lëng frutash për t’u rihidratuar. Pushoni menjëherë në një vend të freskët, nëse keni spazma të dhimbëshme muskulare; pini lëngje nga goja për rihidratim që përmbajnë elektrolite; dhe kërkoni ndihmë nëse ngërçet e nxehtësisë zgjasin më shumë se një orë. Konsultoni mjekun tuaj, nëse ndiheni simtoma të pazakonta ose nëse simtomat vazhdojnë”, nënvizojnë specialistët e ISHP-së.
    Nëse dikush ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë deri në delirë, dridhje dhe/ose është i pavetëdishëm, lajmëroni mjekun ose ambulancën menjëherë.
    Marrë nga ATSH
    Sigal