Ishemitë bëjnë namin në Tiranë! Mjekët: Nëse keni këto shenja, urgjent në spital

    86
    Ndonëse gjatë verës numri i pacientëve që bëjnë ishemi, apo hemorragji cerebrale bie për shkak se në organizëm ndodh zgjerimi i enëve të gjakut, në shërbimin neurovaskular shifrat e të prekurve mbeten të larta.
    “Ne kemi pasur mesatarisht 100 deri në 120 raste në muaj me aksidente vaskulare, cerebrale..Ku 70 % janë ishemi dhe 30% e tyre janë hemoragji”, shprehet mjekja Entela Binjaku.
    Simptomat e para të këtyre dy sëmundjeve neurologjike me pasoja të rënda janë mpirje e gjymtyrëve apo dhimbjet e kokës, si dhe tensioni i lartë që shpesh qytetarët i neglizhojnë duke u mos u paraqitur në kohë tek mjeku.
    “Ende nuk kemi numrin e mjaftueshëm të pacientëve që mbërrijnë në shërbimin e urgjencës brenda 3 orëve. Shenjat janë të dukshme, qoftë nga familjarët, qoftë edhe nga pacienti. Duke filluar që nga problemet e shikimit, dhimbjet e kokës, mpirjet. I neglizhojnë duke pritur që të kalojnë. Ndërkohë që ajo është një shenjë e parë e rëndësishme e një paralize, ose e një dëmtimi të trurit”, sqaron Entela Binjaku.
    Aksidentet neurovaskulare, renditen në vend të dytë për sa i përket shkakut të invaliditetit të popullatës dhe në vendin e tretë për sa i përket vdekshmërisë.
    “Në shërbimin neurovaskular, ne kryejmë procedurën e trombolizës. Me anë të një medikamenti që e fusim nëpërmjet rrugëve venoze, arrijmë që të parandalojmë evolucionin e këtyre shenjave, ose regresin e këtyre shenjave. Duke çuar më pas në zvogëlimin e ishemisë që mund t’i ndodhte të sëmurit, apo qoftë edhe kjo zonë ishemie të mos figurojë më, pas një skaneri të zhvilluar pas 24 orësh”, shprehet Binjaku.