Ish të përndjekurit, 37 emrat që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e parë dhe dosjet me mangësi

    468
    Sigal

    Sektori i Pagesave për ish-të përndjekurit politikë, ka nxjerrë listë-pagesën e radhës për ish të dënuarit politikë që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e parë. Gazeta “Telegraf”, përkrah 37 emrave po ju paraqet dhe procedurat që duhet të ndjekin përfituesit për t’u paraqitur në bankë për të tërhequr lekët. Sektori i pagesave për ish-të përndjekurit politikë, bën publike listën e radhës me emrat e ish-të përndjekurve politikë që përfitojnë dëmshpërblim për këstin e dytë dhe personat që përfitojnë dhe që kanë emrat në këtë listë duhet të paraqiten për të marrë masën e shpërblimit. Lidhur me këtë fakt, gazeta “Telegraf”, bën publike 37 emrat e radhës që përfitojnë dëmshpërblim financiar, për shkak të viteve të burgut që kanë kryer gjatë regjimit komunist. Në radhën e personave që presin të dëmshpërblehen janë ende shumë ish të përndjekur, të cilët pritet të miratohen nga Këshilli i Ministrave.

     

     Dokumentacionet që duhet të paraqesin personat për të tërhequr lekët:

    Çdo person që gjen emrin në këtë listë, për shembull, nëse i burgosuri është ende gjallë, ai duhet të paraqesë pranë filialit të Ministrisë së Financave këto dokumente:

    – Numrin e llogarisë që ka hapur në bankë;

    – Fotokopjen e kartës së identitetit;

    Listë-pagesa e radhës për ish-të përndjekurit politikë

    Dosje me mangësi mbeten problem

    Një problem i vazhdueshëm për ish të dënuarit politikë mbeten dosjet me mangësi. Sipas informacioneve të dhëna për “Telegraf” nga sektori i Pagesave për ish të Dënuarit Politikë vazhdojnë me intensitet të plotësohen dosjet me mangësi, por në të njëjtën kohë vazhdojnë që të vijnë edhe dosje të tjera me mangësi dhe kjo është një problematikë.

     

     

    Rastet e dosjeve me mangësi

    Ndonëse vazhdon procedura e dorëzimit të dosjeve për të përfituar dëmshpërblim, për të gjithë ata persona që kanë kryer vite burgu ose të pushkatuarit pa gjyq, disa prej dokumentacioneve në dosjet e këtyre personave nuk rezultojnë të rregullta. Lidhur me këtë problem, Sektori i Pagesave për ish të Përndjekurit Politikë, bën me dije se është rritur numri i dosjeve me probleme. “Në këto dosje mungojnë dokumente të tilla si; akti i trashëgimisë apo certifikatat e vdekjes së ish-dënuarve. Nëse këto dosje nuk rikuperohen në kohë, askujt prej personave të listuar më poshtë nuk i lind e drejta për të marrë dëmshpërblim financiar”thuhet në informacionet e marra nga ky sektor. Dosjet me mangësi janë dosje në të cilat janë postuar dokumente të fotokopjuara, të panoterizuara, me certifikata të fotokopjuara (këto nuk kanë vlerë pa u noterizuar), me numra llogarie të hapura në monedhë të huaj (edhe kjo është e papranueshme për ne). Gjithashtu, dosjet me mangësi mund të jenë edhe ato ku mungojnë mjetet e identifikimit të personave që do të tërheqin paratë. Të gjithë personat që kanë depozituar dokumentacionet për të përfituar dëmshpërblim financiar, për shkak të viteve të burgut gjatë regjimit komunist, duhet të veprojnë në përputhje me nenin 14, nr. ligjit 19831. Nëse një i interesuar ka depozituar dosjen pranë zyrave të drejtorisë së pagesave për ish të përndjekurit politikë ose me anë të postës, brenda saj duhet të ketë, bashkëngjitur me dokumentacionet, numrin e vendimit të Këshillit të Ministrave, ku është i listuar personi për pagesë, numrin e dosjeve individuale dhe një numër telefoni të njërit prej personave të interesuar.

     

     

    Dorëzimi i dokumentacioneve

    Dokumentacionet mund të dorëzohen nga familjarët, pranë Drejtorisë së Pagesave për ish të përndjekurit politikë, çdo të martë dhe të enjte.