Ish-kryeministri Gruevski i shpëton paraburgimit, por i mbahet peng pasaporta

585
Gjykata e Apelit në Maqedoni ka marra vendimin që t’i refuzojë të gjitha ankesat në rastin “Titanik”, që do të thotë se të akuzuarve për këtë çështje nuk do ju kthehen pasaportat, por as nuk do të mbahen në paraburgim siç kërkonte Prokuroria Speciale.
Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer, janë të akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale për shpërdorim të parave në fushatë zgjedhore dhe shkeljen e të drejtës zgjedhore.

Të premten gjatë seancës publike në Gjykatën e Apelit, ata deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, nuk planifikojnë të arratisen dhe as që të pengojnë procedurën gjyqësore. Ndërsa nga Specialja këmbëngulin se duhet të ketë paraburgime për shkak të mundësisë për arratisje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

Ish-shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer nuk u paraqit në gjykatë. Për të, mbrojtja dorëzoi vërtetim nga mjeku se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
Sigal