Ish- kreu i SHISH, Visho Ajazi dekorohet nga Meta me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës

565
Ish kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika është dekoruar nga presidenti i Republikës Ilri Meta me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’. Sipas njoftimit të presidencës thuhet se dekorimi i i Visho Ajazit është bërë për shkak të kontributit të tij në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftës kundër terrorizmit.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 05/12/2017, nr. dekreti 10676 zotit Visho Ajazi Lika“ Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”- thuhet në njoftimin e Preidencës.
Sigal