Ish-futbollist i Dinamos dhe i Kombëtares, Andrea Marko: Duka 100% superior

916
“Në çfarëdo manovrime që të ndodhin, Duka është 100% superior ndaj Finos”, kështu deklaroi dje Andrea Marko për gazetën “Telegraf”, lidhur me kandidaturën e Bashkim Finos politikan, për kreun e FSHF-së. Në stilin e tij të bisedës, Marko tregohet si një “librari” sa i përket historisë dhe realitetit në futbollin shqiptar, e më gjerë, dhe këtë rast e ka quajtur superioritetin e Dukës 100% të dukshëm. “Sepse po ti referohemi Asamblesë Zgjedhore të vitit 2014, në të cilën Duka nuk kishte asnjë rival dhe morri 100% të votave, ku as edhe Enver Hoxha nuk kishte marrë ndonjëherë kaq vota nga shqiptarët, unë e kam të qartë fitoren e tij. Do të doja që të ishin më shumë se dy kandidatë, të ishte një përfaqësues nga futbolli, sepse edhe në federatat e tjera të futbollit kështu është operuar, si në Malin e Zi e në Kroaci. Gjithsesi, edhe këtë herë ku Duka do të ketë përballë një politikan karriere, Bashkim Finon, nëse bëhet një sondazh, superioriteti i Dukës është i dukshëm”, kështu theksoi Andrea Marko dje në deklarimin e tij për gazetën “Telegraf”.
Sigal