iOS 11, tashmë iPhone mund t’i përgjigjet automatikisht thirrjeve

686
Në iOS 11 është shtuar një funskion i ri “Auto-Answer Calls”, që na lejon t’i përgjigjemi automatikisht telefonatave pas një numër të caktuar sekondash.
Mjaft i nevojshëm nëse nuk jemi në gjëndje të përgjigjemi manualisht pasi mund të jemi duke kryer ndonjë punë dhe i kemi duart e zëna.
Ky funksion është i disponueshëm në menynë Settings, në kategorinë Accessibility, përcjell iphonealbania.
Bëhet fjalë për një timer të thjeshtë që është në gjëndje të llogarisë sekondat që duhet të kalojnë përpara se sistemi të mund t’i përgjigjet automatikisht telefonatave. iOS 11 do të dalë në vjeshtë.
Sigal