Inxh.Qerim Ismeni/ 24 mijë lekë asistenca, 80 mijë lekë dokumentet për punësim

    377
    Sigal

    Në kohën e kopjativit shërbimet e shtetit ndaj qytetarëve kanë qenë në nivele më të larta

    Dixhitalizimi i Shtetit dhe kthimi i qytetarëve në kohën e kopjativit

    Kemi më shumë se 7-8 vjet  që ngopemi me dixhitalizimin e jetës në Shqipëri, që në fakt është një gjë shumë e mirë për shtetin, por duhet të jetë gjë e mirë edhe për qytetarët. Para disa ditësh u fol në media, se dokumentacioni që i duhej një qytetari (të varfër) për të marrë ndihmën sociale në vlerë 2400 lek/muaj, kostonte afër 600 lekë ose fiks 25% të vlerës që do të merrte?! Dokumentet që i kërkoheshin ishin dokumente që merreshin në zyrat e shtetit për t’u dërguar po në zyrat e asistencës –po zyrë e shtetit!!  Shtrohet pyetja:  1. Ku kanë shkuar disa miliona euro ndihma nga donatorët e huaj dhe nuk e di se sa? -Por jo shifra të papërfillshme nga Buxheti i shtetit ndër vite për këtë punë.   2.Pse nuk përdoret teknika dixhitale  nga vetë zyra e asistencës, por i varfëri megjithëse merr një asistencë  varfërie që  nuk mbulon as 15-20 % të minimumit jetik duhet të shpenzojë 25% të vlerës saj plus kohën, nervat dhe këmbët duke shkuar në  zyrat e shtetit për të  marrë  këto dokumente plus fotokopjo kartës identiteti që kërkohet  pa  hezitim kudo edhe për gjëra të vogla. A e meriton kjo shtresë, apo gjithkush tjetër këtë sorollatje ? Dikush mund  të  të  bind që në kohën e kopjativit shërbimet e shtetit ndaj qytetarëve kane qenë në nivele më të larta!

    E njëjta gjë është nën piramidën e Ministrisë së Shëndetësisë ; thuhet se gjithë të punësuarit në Rep.e Shqipërisë  janë në database-in  e tatimeve-sepse paguajnë Sigurime Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatim mbi të Ardhurat Personale (TAP). Që të shkosh për vizitë në Ambulancë duhet libreza e shëndetit-shumë mirë,por që  libreza të jetë e vlefshme duhet paraqitur në një zyrë pranë çdo ambulance – ku kërkohet fotokopjo e librezës së kontributeve apo librezës së të papunit respektivisht një herë në  6 dhe 3 muaj, shto këtu dhe fotokopjo të  kartës së identitetit.  Për shumicën e qytetarëve kjo  është marrëzi e administratës së shëndetësisë ose e qëllimshme për të përkeqësuar raportin Qytetar – Qeveri.

    Praktika ka treguar se në këto 24 vite “Demokraci” vjedhja, mashtrimi (më fal, korrupsioni) është kultivuar, amplifikuar nga politikat, ligjet apo rregulloret dhe jo nga qytetarët, por konkretisht nga zbatuesit e këtyre rregulloreve-faturuesit e energjisë, ujit, nëpunësit në komunikim me qytetarët etje. Për të kuptuar më  thjeshtë se si vidhen apo mësohen të vjedhin qytetarët po  sjell një shembull  tjetër  tepër të thjeshtë -Të shkosh pranë Qendrës së Publikimeve Zyrtare (QPZ) e të kërkosh të marrësh një Ligj (Fletore Zyrtare) në vend që të paguash direkt vlerën,  të dërgojnë ta paguash në bankë?! Qytetari  pyet sa kushton punonjësja e financës së QPZ-së  të përgjigjet-80 lekë-qytetari  merr faturën dhe shkon në bankën më  të afërt, ku i kërkohet tarifë shërbimi nga 50 deri 250 lekë në se është ose jo klient i bankës  ose 2 deri 3 herë më  shumë se fletorja, shto këtu kohën, këmbët dhe nervozizmi -sa poshtë ka ra ky shteti ynë, nuk di si ta  shpjegoj –banka kuptohet është private, QPZ shtetërore !  Ekonomia  informale sipas shumë analistëve është afër 40%,Tregu i zi i valutave vazhdon në qendrat e qyteteve tona etj., ndërsa “QPZ-ja më katolik se Papa”…!

    Po i njëjti fenomen si në shërbimin social shqiptar ngjet edhe tek “truri” i Administratës shtetit –Departamenti Administratës Publike –DAP-i . Detyra e këtij institucioni sipas ligjit është -Ky institucion (DAP -i) për rekrutimin e punonjësve  shpall  thirrje për aplikime . Për të gjykuar lexuesi për nivelin, racionalitetin dhe efektivitetin e këtyre punonjësve po sjellë në vëmendje një thirrje për Aplikime: ftohen të aplikojnë gjithë ato individ që dëshirojnë të bëhen pjesë e Adm. Publike të shtetit shqiptar, duke paraqitur listën e dokumenteve të mëposhtëm, vërtetim shëndetësorë dhe ai i penalitetit etj.. Nuk e dijë çfarë duhen këto dokumente në fazën paraeliminare, pse nuk mjaftohet me kërkesat që kërkon ky pozicion, por kërkohen gjithë dokumentet e sipër shënuar , kur dihet se  nr. mesatar i aplikimeve për një  vend pune në Shqipëri (kur 37% e popullsisë) është e papunë) është 150 veta . Një  Administratë Racionale do të kërkonte vetëdeklarimin e aplikantit në formën standarde të CV-së  dhe se vetëm pas parakualifikimit  profesionalisht bëhet ballafaqimi i vetëdeklarimit të aplikantit me të dhënat e dixhitalizuara të institucioneve. Pse duhet –Vërtetimi nga Drejtësia , për aq më tepër me postë  me pagesë, kur këtë të dhënë  DAP –i duhet  të ketë akses për ta vërtetuar elektronikisht? Pse duhet vërtetim i gjendjes shëndetësore –kur mund të sigurohet pasi të jesh shpallur fitues, pse duhet vërtetimi i të papunit kur mund të shihet elektronikisht ? Ja pra, pse administrata jonë ose ‘Truri” (DAP -i)  është joracional.  Shtrohet pyetja – Pse i nderuar DAP më ngop me rreze
    “Rontgen”, kur dihet se janë të dëmshme, pse më fut në borxh kur dihet se unë  aplikanti jam i pa punë, që rrezik edhe në Afrikë-jo më në Europë do të kisha një pagesë papunësie sa të ushqehesha. Nga ana tjetër po të thellohemi, po të gjykojmë mbi aftësitë e punonjësve të  DAP-it që në faqen e internetit nuk japin asnjë kontakt, as emër e as nr tel., pa lëre mundësinë e Apelimit për refuzimet e tyre. Ja pra, që DAP-i ynë nuk është Racional e i pastër si dhe nuk kemi vullnetin minimal për t’i shërbyer këtij vendi. Vetë fakti që ju i jepni përparësi formimit ( “Demokratikas” në universitetet me para në dorë )-Bachellor kundrejt  një inxhinieri me eksperiencë nga baza deri në institucione qendrore me mbi 36 vjet punë me shkollë të lartë me Pasuniversitar të para vitit 1990 , të fituar me vendim  të Komitetit të Shkencës e Teknikës të Rep. Shqipërisë, kundrejt plotësimit  të kushtit: nota mesatare e Studimeve Universitare mbi 8-të si dhe disa publikime shkencore. Ja kjo është efiçenca e burimeve njerëzore dhe racionaliteti juaj. Kjo pra është arsyeja që dixhitalizimin po e paguajmë shtrenjtë – njëherë nëpërmjet kostove direkte dhe një herë nga tejsorollatja e qytetarëve –që në fakt duhet të jetë e  kundërta.