Intervista, përgjigjet, vizat për të jetuar në SHBA!

    406
    “Pyesni Konsullin” është një koleksion i pyetjeve dhe përgjigjeve të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me temat në interesit të qytetarëve shqiptarë të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe në kohë. Pyetjet për seksionin Konsullor mund të depozitohen qoftë në anglisht ose shqip. Para se të postoni pyetjen tuaj në “Pyesni Konsullin”, sigurohuni që të vizitoni pyetjet e shtruara më shpesh në faqen e internetit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri (Tiranë) http://albanian.tirana.usembassy.gov/iaminquiringabout.html për të parë nëse pyetjes tuaj tashmë i është dhënë përgjigje. Ju lutemi vini re se për shkak të natyrës publike të këtij forumi, ne nuk do t’i përgjigjemi pyetjeve personale, as nuk do të diskutojmë specifikat e rasteve individuale të vizave. Pyetjet që përmbajnë informacion privat apo identifikuese do të fshihen për të mbrojtur privatësinë e aplikantëve. Megjithatë, ju jeni të mirëpritur të dërgoni çdo pyetje që ka lidhje me një rast personal për vizë tek [email protected]. Për të pyetur në lidhje me shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët amerikanë, ju lutemi kontaktoni tek [email protected].
    Programi i Lotarisë DV-2016. Regjistrimet janë mbyllur më datë 3 Nëntor 2014.
    Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2016 do të mundësohet duke filluar nga data 5 Maj 2015 në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
    VINI RE: Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të bëjnë çdo pёrpjekje qё t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Një datë e re interviste do të caktohet vetëm pasi t’i keni sjellë të gjitha dokumentet e kërkuara (nёse do tё ketё numra vizash nё dispozicion).
    Vizat në dispozicion të Lotarisë Amerikane (DV) janë subjekt i kufizimeve numerike
    Aplikantёt e Lotarisё tё cilёt dёshirojnё tё marrin vizё duhet tё jenё tё pёrgatitur qё tё veprojnё me shpejtёsi duke i dorёzuar tё GJITHA dokumentet nё ditёn e intervistёs. Nëse një aplikanti Lotarie të DV-2015 nuk i është lëshuar një vizë në muajin në të cilin atij i ishte caktuar intervista nga KCC, vizat e vëna në dispozicion të aplikantëve të Lotarisë, mund të mos jenë të garantuara për ta. Aplikantёt qё kёrkojnё nga Seksioni Konsullor ricaktim tё datёs sё intervistёs sё tyre nё muaj tё mёvonshёm rrezikojnё tё humbin shansin pёr tё marrё vizё. Gjithashtu, aplikantёt qё paraqiten nё intervistё pa i patur tё gjitha dokumentet dhe formularёt e kёrkuar dhe qё i dorёzojnё dokumentet e kёrkuara nё njё muaj tё mёvonshёm, mund tё pёrballen me faktin qё tё mos ketё mё numra vizash nё dispozicion pёr ta. Numrat e vizave të Lotarisë DV pёr disa rajone dhe shtete mund tё mbarojnё edhe më pёrpara afatit të fundit të Programit DV-2015, pra pёrpara datёs 30 Shtator 2015.
    Njoftim për aplikuesit në Programin e Lotarisë DV-2015
    Qendra Konsullore Kentucky (QKK) ka shpërndarë një postë elektronike (e-mail) të gjithë personave që janë regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2015. Ky mesazh citon që për shkak të një problemi teknik në faqen e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve më datë 1 Maj 2014, disa të regjistruarve, të cilët kanë vizituar këtë faqe për të mësuar rreth statusit të aplikimit të tyre, u ka dalë informacioni i gabuar. Ju duhet të kontrolloni përsëri statusin tuaj për të mësuar nëse jeni përzgjedhur ose jo. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entry Status Check), në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov nga 1 Maji 2014 deri të paktën më 30 Qershor 2015. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. 
    Kujdes nga mesazhet mashtruese! Nëse ju keni marrë një postë elektronike që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union. Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Lotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronike [email protected]. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).
    Sigal