Institucioni i Avokati të Popullit është gjithnjë i gatshëm të jap ndihmën e tij

    546
    Sigal

    Replika/ Avokati i Popullit, Igli Totozani, i përgjigjet akuzave të ngritura nga shtetasi Beg Haxhiu

    Ma datë 25 korrik 2013 në gazetën “Telegraf”, në rubrikën “Letra në Redaksi” u botua shkrimi i z.Beg Haxhiu, i cili dënonte institucionin e Avokatit të Popullit për pasivitet dhe mos zgjidhje të problemeve të tij lidhur me kompaninë Cez. Shkrimi me titull “A s’jeni, edhe ju, shërbëtor i “mbretit” z. Totozani? (!)” akuzonte direkt Avokatin e Popullit për lënien në hije të këtyre çështjeve. Nisur nga ky shkrim z. Igli Totozani ka dashur të bëjë disa sqarime për disa elementë që lidhen me përmbajtjen e këtij artikulli, të cilat po i japim të plota më poshtë:

    “Dua të theksoj se, ankesat e paraqitura në institucionin e Avokatit të Popullit nga ana e shtetasit Beg Haxhiu janë trajtuar me seriozitetin dhe profesionalizimin e duhur në të gjitha rastet që, ai është paraqitur në institucionin tonë dhe nga ana tjetër dua të falënderoj z.Haxhiu pasi, sikundër rezulton, në një periudhë rreth 6 vjeçare ai ka paraqitur tek Avokati i Popullit 12 ankesa të ndryshme, gjë që tregon për besimin që ai ka krijuar në punën tonë.

    Megjithatë, meqenëse në këtë artikull përmenden disa çështje konkrete, në funksion të transparencës për ju si organ shtypi dhe për publikun në tërësi, po ju paraqesim një përmbledhje të shkurtër të trajtimit të tyre të shoqëruar me një kopje të të gjithë praktikës dokumentare administrative të dosjeve përkatëse.

    -Ankesa e shtetasit Beg Haxhiu nr. 201203672, paraqitur në datë 02.10.2012

    Pranë institucionit të Avokatit të Popullit shtetasi Beg Haxhiu ka paraqitur një ankesë me objekt mosveprim të Degës Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Lezhë. Sipas përmbajtjes së ankesës së paraqitur, sqarohemi se ky shtetas nuk kishte marrë përgjigje për kërkesat e bëra me shkrim lidhur me konfirmimin e viteve së përgjithshme të punës. Pas marrjes në shqyrtim të kësi rasti, i jemi drejtuar me një kërkesë për shpjegime Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Lezhë (DRSSH) dhe pas kësaj procedure kemi vënë në dijeni ankuesin.

    Më pas gjatë shqyrtimit të ankesës, me anë të një letre që mban datën 02.11.2012, ankuesi na është drejtuar përsëri, me objekt: “Kundërshtim të përgjigjes së DRSSH- së Lezhë”, pas kryerjes së verifikimeve përkatëse të vjetërsisë së punës të këtij shtetasi nga ana e asaj drejtorie. Kemi vënë në dijeni ankuesin se pranë Institucionit të Avokatit te Popullit ende nuk kishte ardhur përgjigja nga ana e DRSSH-së Lezhë si dhe i kemi dhëne sqarimet e duhura ligjore përsa i përket kundërshtimeve të akteve administrative. Konkretisht, e kemi sugjeruar që në bazë të ligjit nr. 7703 date 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, i cili rregullon marrëdhëniet në fushën e sigurimeve shoqërore, që të ndjekë rrugën e ankimimit, pasi neni 86 i këtij ligji ka përcaktuar rrugën e ankimimit për pretendimet përkatëse. Pas marrjes së përgjigjes zyrtare nga ana e DRSSH-së Lezhë, i kemi kthyer përgjigje këtij shtetasi për rrugën që duhet të ndjekë dhe e kemi bërë me dije se Institucioni i Avokatit të Popullit nuk mund të ndërhyjë pranë komisioneve përkatëse të ankimimit, por vetëm në rast të zvarritjes së shqyrtimit ndaj kërkesës ankimore. Për shkresat (akt-verifikimet) për të cilat ky shtetas pretendon se nuk janë të firmosura dhe të pavulosura, ju bëjmë me dije se shkresa e ardhur nga DRSSH-ja Lezhe, e cila konfirmon faktin e verifikimit te vjetërsisë së punës është e firmosur nga Drejtori i DRSSH-se Lezhe, z.Petrit Marku dhe e vulosur. Vërtetimet negative për vjetërsinë e punës janë të gjitha të firmosura nga Drejtori i DRSSH-së Lezhë dhe me vulën e institucionit., ku është vënë shënimi se nuk ka bordero. Ndërsa akt- verifikimet janë të firmosura nga punonjësit përkatës dhe nuk mund të vendoset vula e institucionit. Në Rregulloren nr.1 datë 21.10.2008 “për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve”, në pikën 8 të Kap.III – Rregullat dhe procedurat për verifikimin e dokumenteve për pension- thuhet shprehimisht se: “Në përfundim të procesit të verifikimit, mbahet akt-verifikimi mbi gjendjen që konstatohet, në dy kopje. Ky akt hartohet sipas modelit që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje. Arkivisti dhe inspektori verifikues nënshkruajnë akt-verifikimin”.

    Ankesa e shtetasit Beg Haxhiu nr.201203964, paraqitur në datë 12.11.2012

    Pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, shtetasi Beg Haxhiu ka paraqitur një ankesë, në të cilën ankohet ndaj Kompanisë CEZ Shpërndarje sh.a, për shkelje të disa detyrimeve kontraktuale dhe tarifimin në kategorinë “jo familjare”. Konkretisht, ankuesi pretendon se në datë 09.06.2009, ka nënshkruar një kontratë furnizimi me energji elektrike, objekt i së cilës ishte instalimi i linjës dhe vënia në punë e një elektro-pompe që do të realizonte furnizimin me ujë të pijshëm për familjen e Z. Haxhiu me shpenzimet e vetë konsumatorit. Pra, sipas sqarimeve të ankuesit pompa ishte e destinuar të përdorej për furnizimin me ujë të familjes dhe jo biznesin, ndërkohë që nga ana e Kompanisë CEZ Shpërndarje sh.a (në atë kohë OSSH) është hapur një kontratë energji elektrike për kategorinë “jo familjare”, në vend të kategorisë “familjare”. Institucioni i Avokatit të Popullit bazuar në Ligjin Nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, ka filluar trajtimin e kësaj ankesë, duke informuar edhe ankuesin me shkresa zyrtare mbi procedurat e ndjekura nga ana jonë ku edhe është vënë në dijeni të kërkesës drejtuar Kompania CEZ Shpërndarje sh.a për të sqaruar shkaqet e ndryshimit të kushteve të kontratës së lidhur në datë 09.06.2009 dhe faturimin e Z.Haxhiu në kategorinë “jo familjare”. Nëse është bërë ndonjë verifikim lidhur me ndryshimin e kategorisë së faturimit si dhe çdo informacion tjetër që ka lidhje me trajtimin e kësaj ankese. Në vijim të trajtimit të ankesës së Z. Haxhiu pretendimet e tij lidhur me mosinformimin nga ana jonë janë të pavenda pasi ankuesi ka ndërmarrë kontakte të drejtpërdrejta dhe është sqaruar për çdo procedure ligjore të ndjekur nga ana jonë. Sipas sqarimeve dhe verifikimeve që i janë bërë abonentit në fjalë nga Kompania CEZ Shpërndarje sh.a rezultojnë se në emër të Z. Beg Haxhiu disponohen dy kontrata furnizimi me energji elektrike përkatësisht me Nr. BU0E 260018084359 njëra e kategorisë familjare dhe Nr. BU0E260053095189, (kontratë shërbimi furnizimi), të cilat rezultojnë me detyrime të shlyera ku kontrata e dytë ka një konsum mesatar mujor prej 10 kwh prej muajit Korrik 2012. Gjithsesi nga korrespondenca që ne kemi ndërmarrë me Kompaninë CEZ Shpërndarje sh.a pas përgjigjes së mëparshme të adresuar është theksuar fakti se do të ndërmarrin riverifikime të mëtejshme duke informuar për çdo fazë edhe vetë abonentin. Nga ana e Institucionit të Avokatit të Popullit në dispozicion të ankuesit janë vënë numrat e kontaktit dhe adresat e e-maileve të ekspertëve përkatës, e ndaj tij në asnjë rast nuk ka pasur hezitim nga ana jonë për t’ju përgjigjur kërkesave të tij apo të mund të kemi cenuar ndonjë të drejtë të tij.