Instagram si Facebook, u tregon ndjekësve kur keni qenë për herë të fundit online

743
Instagram vijon me përmirësimin e seksionit të mesazheve këtë herë me një veçori mjaft popullore të gjendur në Facebook Messenger dhe WhatsApp.
Në ndërfaqjen e kutisë së mesazheve njerëzit që ju ndjekin ose keni komunikuar më parë me to do të mësojnë kur keni qenë online për herë të fundit.
Opsioni i quajtur “Show Activity Status” është i aktivizuar automatikisht por nëse dëshironi mund ta fikni.
Nëse ç’aktivizoni këtë opsion për veten tuaj, nuk do të mund të shihni as aktivitetin e të tjerëve.
U mendua se ky opsion ishte në testim e sipër por aktualisht ai është shfaqur në masë tek shumë përdorues në Android dhe iOS, njofton pcw.
Që të jemi të qartë jo të gjithë ndjekësit tuaj mund të shohin kur keni qenë për herë të fundit të Instagram. Vetëm njerëzit që ndiqni dhe që keni komunikuar më parë mund të shohin se kur keni shëtitur në Instagramin tuaj për herë të fundit.

IMG_F1DFB6A306A7_1
Sigal