Inspektorati Shtetëror Teknik gjobit 22 subjekte për muajin shtator

    349
    Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial bën me dije se gjatë inspektimeve të kryera për periudhën e muajit shtator 2015, janë konstatuar disa shkelje sa i përket cilësisë së karburanteve në vendin tonë. Kështu në vazhdën e aksioneve mujore nga ky institucion, mësohet se janë gjobitur 22 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë djegëse. Bëhet e ditur, se masa ndëshkuese janë ndërmarrë për 20 subjekte, si pasojë e mungesës së dokumentacioni dhe 2 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit. Për muajin gusht të këtij viti, Inspektorati Shtetëror Teknik, ndëshkoi administrativisht plot 98 subjekte, prej tyre, mbi 40 kanë rezultuar se shkelnin nenin 15 të ligjit duke mbushur bombola me gaz të lëngshëm për përdorim rezidencial në pikat e autogazit. Ndërkohë gazeta “Telegraf” zbardh listën e plotë me subjektet e gjobitura nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, për muajin shtator 2015. 
    Listat e subjekteve të gjobitura si dhe informacionin përkatës për secilin subjekt
    Sigal